☁️
Tiranë 9°C · Vranët 17 March 2026
S&P 500 6,699 ▲1.01%
DOW 46,946 ▲0.83%
NASDAQ 22,374 ▲1.22%
NAFTA 95.75 ▲2.41%
ARI 5,028 ▲0.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $75,371 ▲ +4.05% ETH $2,357 ▲ +8.3% XRP $1.5958 ▲ +10.92% SOL $95.4000 ▲ +4.37%
S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 95.75 ▲2.41 % ARI 5,028 ▲0.51 % S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 95.75 ▲2.41 % ARI 5,028 ▲0.51 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Kosova

Ja cilët mund të jenë ministrat e PDK-së në qeverinë Mustafa 1

Kur kanë mbetur pak kohë deri në zyrtarizimin e emrave të ministrave që do të udhëheqin dikasteret e Qeverisë që do ta krijojë PDK-LDK, portali Koha.net nga burime të veta ka mësuar emrat e mundshëm të ministrave të PDK-së.

ja-cil-euml-t-mund-t-euml-jen-euml-ministrat-e-pdk-s-euml-n-euml-qeverin-euml-mustafa-1_hdSipas këtij burimi, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, do t’i takojë Besim Beqajt, Ministria e Infrastrukturës, Margarita Kadriu, për Ministrinë e Integrimeve është përmendur emri i këshilltarit të Thaçit, Bekim Çollaku.

Barrën për krijimin e Forcës së Armatosur të Kosovës me gjasë do ta marrë Xhavit Haliti, që do të drejtojë atë që tash quhet Ministria e FSK-së, e që pritet të quhet Ministria e Mbrojtjes.

Ministrinë e Punëve të Brendshme pritet ta marrë Memli Krasniqi, që në mandatin e kaluar ka drejtuar Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Krasniqi ka paralajmëruar vetë se nuk do ë jetë më në krye të kësaj ministrie.

Siç ka shkruar sot Koha Ditore, edhe Ministria e Punëve të Jashtme pritet t’i takojë PDK—së, ndërsa portali mëson se kjo ministri mund të drejtohet nga Edita Tahiri.

Gjithnjë sipas këtij burimi, Ministria e Arsimit, Shkencës (Teknologjia do t’i hiqet nga emërtimi), i është ofruar që ta drejtojë akademik Arsim Bajramit, por ai nuk është shprehur shumë i gatshëm që ta marrë këtë ministri.

PDK-ja do të ketë dy zëvendëskryeministra në Qeverinë Mustafa 1, ndërsa sipas të gjitha gjasave aty do të jenë Kadri Veseli dhe Enver Hoxhaj.

Hajredin Kuçi pritet të dominohet për kryeparalamentar. Ndërsa pasardhës i tij në ministrinë e Drejtësisë është përmendur emri i Bekim Sejdiut.

Koha.net mbrëmë ka publikuar edhe emrat e mundshëm të deputetëve të LDK-së, gjithnjë sipas burimeve të saj, të cilën mund ta shihni në këtu. Megjithatë skena politike në vend zakonisht d të befasojë në momente të fundit, përfshirë vetë koalicionin e papritur mes PDK-së dhe LDK-së, gjashtë muaj pasi që kjo e fundit kishte udhëhequr bllokun opozitar që synonte pushtetin pa PDK-në e Thaçit, për të lënë kësisoj vendin pa institucione gjithë këtë kohë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.