☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,942 ▲ +0.12% ETH $2,279 ▲ +1.7% XRP $1.3523 ▼ -0.19% SOL $84.6100 ▼ -0.26%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
12 Apr 2026
Breaking
Te ndryshme

Ja përse varri i Krishtit ruhet prej shekujsh nga dy familje myslimane

Vendi më i shenjë i krishtërimit, kisha “Sepulchre” e cila ndodhet në qytetin e vjetër të Jerusalemit, ku mendohet se kishte qëndruar trupi i Jezu Krishtit, ruhet nga dy familje myslimane.

Mund të duket pasa e çuditshme, pasi sot në këtë vend mbizotëron devotshmëria, mirëpo historia e njeh si të larë me gjak, për shkak të mosmarrëveshjeve mes klerikëve.

Një marrëveshje unike e cila daton që nga shekulli i 12-të, thuhet se mbikëqyrja e kishës iu besua dy familjeve myslimane.

Familja Joudeh e mban çelësin e kishës ndërsa familja Nuseibeh hap dyert e kishës çdo mëngjes dhe i mbyll çdo mbrëmje.

Në një interviste për “CNN”, Adeeb Joudeh, i cili aktualisht mban çelësin e kishës, konsideron rolin e familjes së tij metaforë për tolerancë fetare.

“Për mua, burimi i bashkëjetesës për fenë Islame dhe atë të Krishterë, është Kisha e Shenjtë “Sepulchre” ka thënë Joudeh.

Ndërsa, Wajeeh Nuseibeh, në vitin 2005 ka treguar rolin paqeruajtës të këtyre dy familjeve.

“Si të gjithë vëllezërit, ata kanë problem ndonjëherë, duke iu referuar sekteve të krishtera rivale.

Ne i ndihmojmë të zgjidhin mosmarrëveshjet. Ne jemi personat neutral në kishë. Ne jemi Kombet e Bashkuara. Ne ndihmojmë të ruhet paqja në këtë vend të shenjtë” ka thënë Nuseibeh.

Një javë më parë, për herë të parë ndër shekuj, disa studiues kanë larguar një pllakë të mermertë të ndërtesës rrumbullake, të njohur si Edicule, e cila gjendet në qendër të kompleksit.

Pas disa orëve të ekzaminimit, studiuesit kanë gjetur gur gëlqeror, që besohet të jete vendi ku Jesu Krishti mund të jete varrosur, transmeton “Klan Kosova”.

“Jam i mahnitur. Nuk mund të themi me 100% siguri, megjithatë kemi prova të dukshme që varri nuk ka ndryshuar ndër shekuj, diçka që shkencëtarët dhe studiuesit kanë pyetur për shumë kohë”, ka deklaruar arkeologu nga National Geographic, Fredrik Hiebert.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.