Maqedonia
Ja sa borxh kanë qytetarët e Shkupit ndaj ujësjellësit dhe kanalizimit
Qytetarët e Shkupit i kanë 38 milionë euro borxh ndërmarrjes publike ”Uji dhe Kanalizimi”, ndërkaq firmat kanë 15 milionë euro borxh, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Më së shumti borxh kanë banorët e Çairit, Sarajit dhe Shuto Orizarit, ndërkaq drejtori Aleksandar Atanasov, u bën thirrje qytetarëve dhe firmave që t’i paguajnë taksat në afat të caktuar. Në Shuto Orizari është duke u ndërtuar ujësjellësi, ku janë investuar rreth 3 milionë euro, ndërkaq rreth 45% e punës tashmë është përfunduar.
Atanasov ka bërë të ditur se punëtorët e ndërmarrjes do të kenë uniforma të reja pune, për të cilat janë investuar 3.8 milionë denarë.