☁️
Tiranë 9°C · Vranët 17 March 2026
S&P 500 6,699 ▲1.01%
DOW 46,946 ▲0.83%
NASDAQ 22,374 ▲1.22%
NAFTA 95.75 ▲2.41%
ARI 5,028 ▲0.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $75,371 ▲ +4.05% ETH $2,357 ▲ +8.3% XRP $1.5958 ▲ +10.92% SOL $95.4000 ▲ +4.37%
S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 95.75 ▲2.41 % ARI 5,028 ▲0.51 % S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 95.75 ▲2.41 % ARI 5,028 ▲0.51 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Kosova

Jacobson: Luftojeni korrupsionin nga rrënjët!

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tracey Ann Jacobson, ka komentuar shkurt të premten raportin për indeksin e korrupsionit të bërë publik një ditë më parë nga Organizata “Transparency International”, e cila e nxori Kosovën si shtetit më të korruptuar në rajon.

jacobson-luftojeni-korrupsionin-nga-rr-euml-nj-euml-t_hdAmbasadorja Jacobson, e cila ka marrë pjesë në dhjetëvjetorin e themelimit të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, ka thënë se korrupsioni është shqetësues edhe në Amerikë, edhe kudo tjetër, por se sipas saj secili vend merr masa për ta luftuar këtë fenomen shkatërrues të zhvillimit të shtetit.

Jacobson ka sugjeruar institucionet e Kosovës që për të pasur sukses në luftën kundër këtij fenomeni që shkatërron edhe shoqërinë, duhet që të fillojnë ta luftojnë korrupsionin nga rrënjët, jo nga periferia.

Sipas raportit të “Transparency International”, Kosova ka shënuar një përmirësim të lehtë, ka marrë 33 pikë dhe nga vendi i 111-të që ishte renditur një vit më parë, është ngritur në vendin 110.

Më shumë se dy të tretat e 175 vendeve të vlerësuara, radhiten nën shifrën 50, në indeksin prej 0 pikësh, që përshkruan vendet me korrupsion të lartë, deri në 100 pikë, që vlen për vendet e pastra.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.