☁️
Tiranë 10°C · Vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,805 ▲ +0.9% ETH $2,240 ▲ +1.95% XRP $1.3500 ▲ +0.2% SOL $84.3500 ▲ +1.12%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Kosova

Jahjaga, apel palëve të kthehen në Kuvend për debat

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, edhe një herë u bëri thirrje partive politike në vend që të kthehen në Kuvend për të debatuar.

Ajo dënoi veprimet e opozitës që u zhvilluan dy netë përpara, pranë stacionit policor në Prishtinë. E para e vendit thotë se mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen brenda Kuvendit të Kosovës, me debat.

“Dhuna dhe ajo çfarë pamë dy netët më parë në kryeqytetin e Kosovës është e papranueshme dhe duhet të dënohet nga të gjithë ne. Të gjitha mosmarrëveshjet politike duhet të adresohen dhe të zgjidhen brenda institucioneve të Republikës së Kosovës dhe normalisht duhet të zgjidhen përmes mekanizmave dhe përmes normave demokratike”, tha ajo.

Presidentja kujtoi se Kuvendi është institucioni ku deputetët janë që të veprojnë në interes të qytetarëve të Kosovës, zgjidhjes së problemeve të tyre, e jo t’i thellojnë edhe më shumë ato.

“Ju bëjë thirrje që ky debat të kthehet në Kuvendin e Kosovës dhe t’i hapin rrugë dialogut dhe bashkëbisedimit në mënyrë që të gjejmë një mirëkuptim për interes të shtetit tonë, për interes të qytetarëve tanë”, tha ajo.

Këto komente shefja e vendit i bëri pas vizitës që zhvilloi në Institutin e Onkologjisë, në Shërbimin Spitalor, Klinik e Universitar të Kosovës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.