Kosova
Jahjaga: Kosova solidarizohet me Francën
Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga e ka quajtur të tmerrshëm aktin e vrasjes së gazetarëve francezë.
Ajo në një postim në rrjetin social Facebook shkruan “Akt i tmerrshëm terrorist ndaj vlerave që i përqafojmë dhe që duhet t’i mbrojmë. Kosova qëndron me Francën, solidarizohemi me familjet e viktimave”.