☁️
Tiranë 9°C · Vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 95.63 ▼2.29%
ARI 4,771 ▼0.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,952 ▲ +1.41% ETH $2,244 ▲ +2.55% XRP $1.3538 ▲ +0.61% SOL $84.6300 ▲ +1.93%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 95.63 ▼2.29 % ARI 4,771 ▼0.98 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 95.63 ▼2.29 % ARI 4,771 ▼0.98 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Kosova

Jahjaga, takim me udhëheqësit politikë për krizën në Kuvend

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, tha në një konferencë për media se ka marrë iniciativë që të presë në takim krerët e Kuvendit dhe të qeverisë dhe pas tyre edhe liderët e partive politike për të diskutuar për daljen nga kriza aktuale politike në Kosovë.

Jahjaga tha se tashmë ua ka dërguar ftesat të gjitha partive për t’i takuar veç e veç dhe pastaj në një tryezë të përbashkët, për të diskutuar për të gjetur zgjidhje për gjendjen aktuale.

Ajo i ftoi liderët për mirëkuptim dhe për vullnet për të diskutuar për gjendjen aktuale politike dhe për të gjetur zgjidhje, pasi sipas saj, vendit si asnjëherë më parë i duhet stabilitet.

Jahjaga i bëri këto komente pas takimit me kryeparlamentarin Kadri Veseli, ndërsa gjatë ditës ajo do të takojë edhe kryeministrin Isa Mustafa dhe gjithë liderët e partive politike parlamentare, bashkë me shefat e Grupeve Parlamentare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.