Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 94.13 ▼1.47%
ARI 4,999 ▼0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $74,137 ▲ +0.15% ETH $2,328 ▲ +0.53% XRP $1.5229 ▲ +0.58% SOL $94.2000 ▼ -0.02%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 94.13 ▼1.47 % ARI 4,999 ▼0.18 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 94.13 ▼1.47 % ARI 4,999 ▼0.18 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Kosova

Jahjaga: Të përkushtuar në përmbushjen e të gjitha kritereve për liberalizimin e vizave

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur sot në takim Komisionerin Evropian për Migrim, Çështje të brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos.

jahjaga-t-euml-p-euml-rkushtuar-n-euml-p-euml-rmbushjen-e-t-euml-gjitha-kritereve-p-euml-r-liberalizimin-e-vizave_hd“Presidentja Jahjaga me komisionerin Avramopoulos bisedoi për dialogun për liberalizim të vizave, migrimin ilegal, konsolidimin e sundimit të ligjit dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare të sigurisë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Gjithashtu shtohet se Jahjaga ka theksuar se prioritet për institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës është sundimi i rendit dhe ligjit, luftimi i krimit të organizuar e korrupsionit, si dhe zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik i vendit.

“Ajo tha se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara në përmbushjen e të gjitha kritereve për liberalizimin e vizave dhe se prioritet për të gjithë qytetarët pa dallim është integrimi në Bashkimin Evropian, prandaj vendi ynë duhet të ketë perspektivë të qartë evropiane”, shtohet më tej.

Sa i përket çështjes së migrimit ilegal të qytetarëve të Kosovës drejt vendeve anëtare të BE-së, në njoftim theksohet se presidentja Jahjaga e njoftoi Avramopoulosin për angazhimet konkrete të institucioneve për ndërprerjen e kësaj dukurie.

Ndërkaq thuhet se Komisioneri evropian për Migrim, Çështje të brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos, e përgëzoi Presidenten Jahjaga për angazhimin e saj për të adresuar migrimin ilegal dhe vendosjen e dialogut të drejtpërdrejt me qytetarët.

“Ai theksoi se Kosova është e sigurt në perspektivën e saj evropiane dhe pret që përmbushen të gjitha kriteret e përcaktuara që do të mundësojnë liberalizimin e vizave. Ai tha se po kthehet në Bruksel shumë më optimist për progresin e arritur në agjendën evropiane”, përfundohet në njoftimin e Presidencës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.