“Jam rritur mes 4 femrave”, Akili pendohet për debatin me Sarën: Derdha lot kur përshëndeti fëmijët!

Aktori Akil Varfi kërkoi largimin nga Ferma Vip 3, me argumentin se nuk po dilte mirë dhe se nuk kishte mbështetje nga publiku.
Këtë ide, ai e krijoi pas diskutimeve që patën për debatin me Sarën, ku një pjesë e fermerëve dhe opinionistët kundërshtuan sjelljen e aktorit.
Por për këtë debat, aktori është penduar.
“Jam rritur mes 4 femrave, kam nënën dhe 3 motrat dhe jap jetën për to. E di se sa e rëndësishme është femra në jetën tonë. Edhe mbrëmë tek festa kur përshëndeti dy fëmijët e vet, më erdhi keq dhe derdha lot”, tha Akili.
Ndërkohë që aktori ka dashur të largohet, është dashur ndërhyrja e moderatores Arbana Osmani për ta mbajtur në garë dhe për të vijuar sfidën mes tij dhe Fairfax dhe Gresës.
Opinionistet Einxhel Shkira dhe Armina Mevlani u shorehën në unison se Akili ka probleme me vetëbesimin.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.