Jan Urban nis sfidën në distancë me Sylvinho-n: Duam të kontrollojmë ndeshjen, por nuk e dimë si do të luajnë kundërshtarët!
Komisari teknik i Polonisë ka nisur ndeshjen në distancë me Sylvinho-n. Sipas Jan Urban, Polonia në takimin e të enjtes do të tentojë që të kontrollojë duelin edhe pse në këtë panoramë mungon diçka.
“Nuk e dimë ende se si do të sillet në fushë Shqipëria. Ata kanë një skuadër që kujdeset shumë për aspektin mbrojtës edhe pse pres një ndeshje të hapur”, tha Jan Urban në konferencën e sotme për shtyp.
Sipas komisarit teknik të Polonisë, Levandovski me shokë do të tentojën që të kontrollojnë ndeshjen. “Dëshira ime është që t’i imponojmë mënyrën e lojës që duam rivalëve. Kjo është ndeshja më e rëndësishme e karrierës sime”, tha 63-vjeçari.
The post Jan Urban nis sfidën në distancë me Sylvinho-n: Duam të kontrollojmë ndeshjen, por nuk e dimë si do të luajnë kundërshtarët! appeared first on RTSH.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.