☁️
Tiranë 14°C · Vranët 20 March 2026
S&P 500 6,548 ▼0.89%
DOW 45,756 ▼0.58%
NASDAQ 21,813 ▼1.26%
NAFTA 96.78 ▲1.29%
ARI 4,576 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $69,731 ▲ +0.36% ETH $2,129 ▲ +0.36% XRP $1.4366 ▼ -0.53% SOL $88.9400 ▲ +0.81%
S&P 500 6,548 ▼0.89 % DOW 45,756 ▼0.58 % NASDAQ 21,813 ▼1.26 % NAFTA 96.78 ▲1.29 % ARI 4,576 ▼0.64 % S&P 500 6,548 ▼0.89 % DOW 45,756 ▼0.58 % NASDAQ 21,813 ▼1.26 % NAFTA 96.78 ▲1.29 % ARI 4,576 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Janar-mars: 20 produktet që mbushën arkën e doganave, kryesojnë nafta dhe cigaret

Importi i karburanteve, cigareve, metaleve dhe makinave të përdorura janë furnitorët kryesore te të ardhurave doganore për tremujorin e parë të 2016. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave vetëm nga importi i karburanteve u arkëtuan 7.8 miliardë lekë të cilat zunë më shumë se 24 % të totalit të krejt të arkëtimeve doganore në këtë periudhë.

Në tremujorin e parë të këtij viti importet e karburanteve u rriten mbi 30 për qind për shkak të se rafineria e përpunimit të naftës ARMO ka ndalur prodhimin. Vitin e kaluar nafta e përpunuar nga ARMO llogaritet se zuri 30 për qind të konsumit në tregun vendas porse administratat fiskale hasën në vështirësi për taksimin e i zinxhirit të prodhimit, çka çoi në u arkëtime në nivele të ulta të akcizës krahasuar me faktin e 2014.

Te dytat në radhë me rëndësi strategjike për të ardhurat e buxhetit të shtetit, janë zhdoganimet e cigareve. Në tremujorin e parë 2016 vetëm nga importi i cigareve u arkëtuan 4.1 miliardë lekë ose rreth 13 për qind e krejt totalit te të ardhurave doganore.

Në muajt e parë të vitit 2015 importet e cigareve ishin të ulta pasi importuesit për shmangur pagesën e akcizës së rritur importuan sasi të mëdha në muajt e fundit të vitit 2014 para se të hynte në fuqi paketa fiskale. Pezullimi i rritjes së akcizës më 2016 uli fenomenin e përqendrimit të importeve në fund të vitit duke kthyer në normalitet edhe arkëtimet e të ardhurave për buxhetin e shtetit në këtë produkt.

Pas cigareve, metalet, automjetet e përdorura, plastika, ushqimet e përpunuara, energjia elektrike, veshjet, detergjentet dhe fruta –perimet hyjnë në 10 mallrat më të importuar në vend për tre muajt e parë të vitit dhe gjithashtu janë furnizuesit më të mëdhenj të arkës së shtetit në në të ardhura.

tabela dogana

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.