Ekonomia

Janar – mars 2015: Në port 111 anije nga 300 deri në 30 300 tonë mallra

111 anije tregtare me 672 mijë ton mallra të ndryshme janë përpunuar gjatë tre muajve të parë të këtij viti në portin e Durrësit. Më e madhja prej tyre ka ngarkuar 30.300 ton për eksport, ndërsa një ngarkesë prej vetëm 300 ton ka sjellë anija me sasinë më të vogël.

porti-01Sipas të dhënave statistikore, në Terminalin Perëndimor, i cili menaxhohet nga APD, janë përpunuar 51 anije gjithsej, ndërsa në Terminalin Lindor numri i anijeve të përpunuara në tre muaj është 19. Në këto dy Terminale janë përpunuar 362 mijë ton mallra gjithsej në anije që kanë transportuar mesatarisht 5171 ton. Ndërkohë, në Terminalin e Kontejnerëve janë përpunuar 41 anije me një mesatare prej afro 550 kontejnerë TEU.

Porti-Durres-perpunim-grureGjatë periudhës 3-mujore tragetet kanë kryer 226 lundrime vajtje – ardhje me rreth 182 mijë ton mallra.

Nga të dhënat e sektorit të statistikave mësohet se anija kineze “Jia Ning Shan” me gjatësi 200 metra është mjeti lundrues, që ka ngarkuar 30.300 ton klinker për eksport, sasia më e madhe e përpunuar në një anije që nga fillimi i vitit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button