☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 25 April 2026
S&P 500 7,165 ▲0.8%
DOW 49,231 ▼0.16%
NASDAQ 24,837 ▲1.63%
NAFTA 94.40 ▼1.51%
ARI 4,741 ▲0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1710 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.5090 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4423 EUR/TRY 52.7284 EUR/JPY 186.75 EUR/CAD 1.6013 EUR/USD 1.1710 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.5090 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4423 EUR/TRY 52.7284 EUR/JPY 186.75 EUR/CAD 1.6013
₿ CRYPTO
BTC $77,700 ▼ -0.08% ETH $2,318 ▲ +0.06% XRP $1.4303 ▼ -0.56% SOL $86.5800 ▲ +0.46%
S&P 500 7,165 ▲0.8 % DOW 49,231 ▼0.16 % NASDAQ 24,837 ▲1.63 % NAFTA 94.40 ▼1.51 % ARI 4,741 ▲0.36 % S&P 500 7,165 ▲0.8 % DOW 49,231 ▼0.16 % NASDAQ 24,837 ▲1.63 % NAFTA 94.40 ▼1.51 % ARI 4,741 ▲0.36 %
EUR/USD 1.1710 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.5090 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4423 EUR/TRY 52.7284 EUR/JPY 186.75 EUR/CAD 1.6013 EUR/USD 1.1710 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.5090 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4423 EUR/TRY 52.7284 EUR/JPY 186.75 EUR/CAD 1.6013
25 Apr 2026
Breaking
Sporti

“Jemi gati, kam përgatitur në maksimum ndeshjen”, Shehi: Derbi special, pres shumë nga skuadra

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi bëri analizën e tij para derbit ndaj Partizanit. Si duket gjendja e ekipit? Gjendja është e mirë, edhe fizike dhe psikologjike. Na pret ndeshje e rëndësishme dhe duhet ta përgatisim me qetësi. Dëmtimet dhe rikuperimet? E gjithë skuadra është e plotë. Dhe ndonjëri që ka pasur probleme fizike, jemi munduar […]

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi bëri analizën e tij para derbit ndaj Partizanit.

Si duket gjendja e ekipit? Gjendja është e mirë, edhe fizike dhe psikologjike. Na pret ndeshje e rëndësishme dhe duhet ta përgatisim me qetësi.

Dëmtimet dhe rikuperimet? E gjithë skuadra është e plotë. Dhe ndonjëri që ka pasur probleme fizike, jemi munduar ta menaxhojmë mirë për të qenë gati për nesër.

I vështirë derbi kur je në luftë për mbijetesë, apo kur synon titullin? Derbi ka dozë emocionale të madhe. Patjetër që në pozicionin ku jemi kërkojmë të marrim maksimumin, për t’u shmangur dhe për t’u shkëputur nga zona ku jemi. Klasifikimi zërohet në derbi. Të gjithë kërkojnë të japin maksimumin, për të arritur pritshmëritë e të gjithë njerëzve që do jenë të shumtë në stadium dhe ekran duke ndjekur skuadrën e tyre.

Aleancat? Ne duhet të jemi të përqëndruar te fusha siç kemi bërë të gjithë këto takime, jo te kundërshtari. Pa menduar alencat. Nuk është se jam person që i vë re shumë këto gjëra. Shumë flitet, por fusha është fokusi ynë kryesor.

Derbi vendimtar? Kanë mbetur katër javë, çdo ndeshje është vendimtare. Sa kalojnë javët, nuk ke ku rikuperon pikë më. Mendoj se është ndeshje vendimtare, por pa na ngarkuar shumë. Nëse do ngarkohemi shumë, performanca e secilit nuk është ajo që pritet. Duhet të kemi ekuilibër emocional, e dimë që është ndeshje e rëndësishme për ne.

Diferencë mes Partizanit dhe Dinamos? Të gjithë skuadrat kanë pikat e forta të tyre dhe të dobëta. Janë dy skuadra që kanë kontingjent, histori dhe fanellë të rëndësishme në kampionatin tonë. Në këtë situatë ku jemi, çdo pikë është shumë e vlefshme. Me Dinamon mund të fitonim nëse nuk merrnim gol shpejt, por edhe mund ta humbisnim. Pra fati ishte me ne. Do vazhdojmë të kërkojmë atë që i themi gjithmonë skuadrës, të japim maksimumin tonë përballë çdo kundërshtari. Aq më tepër në pozicionin ku jemi. Pastaj të kërkojmë të kemi edhe fatin me vete.

Tirana duhet ta shmangë “play out”? Deri në fund kur jepen verdiktet janë edhe katër ndeshje, pra 12 pikë. Kërkoj të marrim maksimumin tonë nga çdo takim, duke filluar nga nesër. Në fund fare do bëhen llogaritë se ku do pozicionohemi.

Fitore? Personalisht, u kam thënë edhe lojtarëve se derbi është një ndeshje që kërkohet gjithmonë të luftohet dhe fitohet. Më e rëndësishme është që të shijohet. Derbin e fundit kam qenë nga krahu tjetër, kam qenë trajner i Partizanit dhe i fitova të dyja derbit. Mendoj se është ndeshje që ne si staf duhet t’i transmetojmë lojtarëve, që mezi e presim. Ndeshje që luftohet, shijohet dhe në fund fare çfarë të prodhojë fusha.

Kalendari? Mendoj se çdo skuadër, duke parë objektivat, skemën dhe sistemin që këtë vit ka ndryshuar, çdo skuadër ka objektivat e veta. Kjo e bën që të gjitha ndeshjet të jenë të luftuara. Prej dy javësh përballemi me skuadra që janë në kreun e klasifikimit. Do duhet të menaxhojmë dozën emocionale dhe presionin.

Kush e fiton kampionatin? Nuk ka shumë interes për mua personalisht. Nuk ka asnjë interes dhe fokus se kush do e fitojë. Fokusi është te skuadra jonë, që të dalim nga kjo situatë.

Momenti më i mirë për derbin? Klasifikimi nuk luan rol të rëndësishëm. Kjo ndeshje na ka kapur në situatë të mirë sepse kemi pasur pesë ndeshje pa humbje. Do mundohemi të përqëndrohemi vetëm te skuadra jonë. Këtë moment të mirë që kemi, shpresojmë ta vazhdojmë sepse e dimë që do jetë shumë i rëndësishëm për vazhdimësinë.

Fitorja për objektiv personal? Nuk ka ndeshje personale me askënd. Aq më tepër te Partizani ku kam dal nënkampion. Lojtarët kanë dyluftime të veçanta në çdo sektor të fushës. Nuk do kërkoja që fokusin ta hedh te vetja ime, e shkuara apo ardhmja ime.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.