☁️
Tiranë 5°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.18 ▲7.09%
ARI 4,521 ▲2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,141 ▼ -3.81% ETH $1,988 ▼ -3.57% XRP $1.3254 ▼ -2.98% SOL $82.6000 ▼ -4.43%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Kronika

Jepet sot masa e sigurisë për Mjacajn dhe 12 punonjësit e IEVP Peqin

Rreth dy orë para mbajtjes së seancës për masën e sigurisë ndaj Sokol Mjacajt dhe 12 punonjësve të burgut të Peqinit, Gjykata e Elbasanit është rrethuar nga forca të shumta policie.

Policia e Elbasanit, ekipet Shqiponja dhe FNSH kanë marrë nën kontroll godinën e gjykatës, ku do të jepet masa e sigurisë për Mjacajn, i cili ka hapur zjarr në drejtim të të dënuarit Arben Lleshi dhe Indrit Shaqja. Për pasojë, i vdekur në vend mbeti Lleshi dhe i plagosur Shaqja.

Më pas, Mjacaj ka kërcënuar me armë zjarri në dorë punonjësit e shërbimit dhe më pas është izoluar me armë në dorë në ambientet e takimeve me familjarët në këtë burg.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruara një armë zjarri, 5 gëzhoja, si dhe dy predha të dëmtuara.

Mjacaj, i armatosur prej 20 ditësh

Sipas hetimeve të deritanishme dhe nga marrja në pyetje e autorit, bëhet e ditur se arma e zjarrit është futur në IEVP Peqin dhe më pas është mbajtur në dhomë nga i dënuari Sokol Mjaca për një kohë rreth 20 dite.

Gjithashtu kjo armë dyshohet të jetë mbajtur prej tij dhe në ambientet e përbashkëta në këtë burg, më konkretisht në ajrim, apo regjimi brendshëm.

Punonjësit e shërbimit nuk kanë përmbushur detyrat funksionale

Prokuroria e Elbasanit dyshon se punonjësit e policisë nuk kanë kryer kontrollin fizik, që konsiston nga dalja e të dënuarit nga dhoma për ajrim dhe kthimin nga ajrimi për në dhomë në ditën e ngjarjes si dhe në ditët e mëparshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.