roze

Johnny Depp rrezikon 10 vite burg

Johnny Depp mund të dënohet me 10 vjet burg, pasi ka futur kontrabandë qentë e tij në Australi.

Aktori 51-vjeçar, i cili ka qenë në këtë vend për xhirimet e filmit “Pirates of the Caribbean: Dead Men Tell No Tales”, ka futur qentë e tij në Australi pa i deklaruar.

Sipas gazetës “The Sydney Morning”, Depp mund të dënohet me 10 vjet burg ose të paguajë një gjobë prej 340 mijë dollarësh.

Ditën e hënë, Johnny Depp dhe bashkëshortja e tij prej tre muajsh, Amber Heard, janë fotografuar teksa kanë mbërritur në Amerikë me avionin e tyre privat.

Deri tani nuk ka asnjë deklaratë nga aktori i njohur për këtë incident, që duket se nuk do ta kalojë aq lehtë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button