Maqedonia

Jolevski: E meritojmë të jemi anëtarë në NATO

Në një intervistë për portalin rajonal ”Balkan Defense”, ministri i mbrojtjes, Zoran Jolevski, ka thënë se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe BE, është qëllim kyç i qeverisë së vendit dhe do të kontribojë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë në rajon e më gjërë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Jolevski ka thënë se Maqedonia i plotëso të gjitha kriteret për të qenë anëtare e Aleancës, ndërkaq në lidhje me krizën e refugjatëve, ministri ka theksuar se mënyra se si vendi është përballur me krizën, është edhe një argument shtesë që Maqedonia të merr ftesë për anëtarësim në NATO.

Ministri Jolevski ka interpretuar deklaratën e kongresmenes amerikane, Candice Miller, e cila ka thënë se ushtarët e Maqedonisë i ruajnë tendat e NATO-s në Kabul, por nuk u lejohet që të flejnë në to. Ai thotë se në të njejtën mënyrë, Maqedonia është duke e ruajtur zonën Schengen dhe kufirin e BE-së, por nuk i lejohet të bëhet pjesë e NATO-s dhe BE-së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button