Bota
Jordania, shteti i parë arab që konfirmon sulmet në Siri e Irak
![](https://24-ore.com/wp-content/uploads/2014/09/jordania-shteti-i-par-euml-arab-q-euml-konfirmon-sulmet-n-euml-siri-e-irak_hd.jpg)
Jordania ka njoftuar se të martën, forcat e saj kanë marrë pjesë në sulmet ajrore të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës SHBA, kundër militantëve të Shtetit Islamik – IS.
Kështu, Jordania, bëhet shteti i parë Arab, i cili e konfirmon participimin e saj në sulmet ajrore kundër IS.
Ndonëse, në këto sulme, janë të përfshirë edhe vende tjera si, Bahraini, Katari, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
“Ne kemi marrë pjesë në sulmet ajrore, si pjesë e fushatës kundër terrorizmit”, ka thënë zëdhënësi i qeverisë, Mohammad Al-Momani.
Ushtria e Jordanisë, thotë se sulmet e tyre kanë shkatërruar një numër objektivësh të terroristëve në kufi me Siri dhe Irak.
Më tej, zëdhënësi Al-Momani, ka bërë të ditur se të gjithë avionët janë kthyer mirë dhe pa dëmtime, në bazën e tyre.