Kosova

Kadri Veseli, për qeverisje me përfshirje të gjerë

kadri-veseli-p-euml-r-qeverisje-me-p-euml-rfshirje-t-euml-gjer-euml_hdNënkryetari dhe deputeti i PDK-së, Kadri Veseli, thotë se pa garantimin e një qeverisje me përfshirje të gjerë e të qëndrueshme, me mbi 80 deputet, Kosova do të hyjë krizë institucionale.

“Vrapi i shumë subjekteve politike parlamentare për të krijuar qeverinë e ardhshme, pas zgjedhjeve të 8 qershorit, edhe jashtë normave kushtetuese dhe jashtë sfidës reale të nevojave urgjente të institucioneve të Republikës dhe të qytetarëve, është dëshmi e mjaftueshme për të kuptuar, mjerisht, se pushteti po vazhdon të mbetet qëllim në vetvete dhe për vetvete.

Një pjesë e klasës politike të vendit, e dalë nga zgjedhjet e fundit, është duke rrezikuar që ta humbë shansin për të dëshmuar nivel të përgjegjësisë politike e kushtetuese përballë votuesve dhe perspektivës evropiane të vendit.

Humbësi i garës në një konkurrim dhe përballje demokratike, është faktori kyç për ta kuptimësuar demokracinë dhe natyrën e saj procedurale kushtetuese në kuadër të institucioneve shtetërore.

Fitues i garës është vetë sfida e radhës që peshohet nga përgjegjësia për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve. Ndërkaq yryshi, pas 8 qershorit, për ta marrë ‘pushtetin’ pa garantimin e një qeverisje me përfshirje të gjerë e të qëndrueshme, e cila, në çdo kohë dhe në çdo rrethanë, duhet t’i ketë 80+ deputetë, pa i llogaritur në parim edhe një grup bllokues prej 6 deri në 9 deputetë, Republika, nga një ngërç politik aktual, do të hyjë në një krizë institucionale. Kjo krizë, jo vetëm që do t’i bëjë të pashmangshme zgjedhjet e parakohshme, por mund të prodhojë edhe gjendje të padëshiruara që do t’i kushtonin vendit dhe qytetarit.

Një qeverisje me shumicë të thjeshtë, nën 80 deputetë, nuk i duhet Republikës, duke marrë parasysh sfidat e vendit dhe duke i marrë parasysh nevojat programore për një ndryshimi rrënjësor të një qeverisjeje me orientim të theksuar ekonomik.

Por, edhe sikur e tëra të rrjedhë ashtu siç pati deklaruar fill pas 8 qershorit, eurodeputetja gjermane, Doris Pack, apo edhe më mirë se kaq, ‘asnjë qeverisje e ardhshme nuk mund të ketë sukses pa një staf të ri qeveritar, kredibil, me identitet dhe standard evropian’.

Subjekti politik parlamentar që do ta bëjë ndryshimin, do ta kapë edhe hapin e një epoke të re që po lind në Republikë, si nevojë e domosdoshme për ndryshim brenda klasës politike me njerëz, filozofi e mendësi euroatlantike. Këtë besim nga qytetarët, me dallim substancial ndaj partive tjera e mori ‘Misioni i ri’.

Subjekti ku edhe unë bëj pjesë, është duke u përgatitur për këtë rrugëtim të ri politik dhe tashmë është pikasur pashmangshëm reformimi cilësor e përmbajtësor i saj.

Politika nuk është vetvetiu vetëm mundësi. Ajo është pashmangshëm edhe kreativitet në menaxhimin e përgjegjësive dhe vlerave të reja që ajo do të bartë te përbërësit e shtetit ligjor e demokratik, për t’i shërbyer me dinjitet shtetasit e vet”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button