☁️
Tiranë 10°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 102.61 ▲1.21%
ARI 4,706 ▲0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,182 ▲ +0.93% ETH $2,107 ▲ +2.25% XRP $1.3402 ▲ +1.32% SOL $83.4300 ▲ +0.22%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.61 ▲1.21 % ARI 4,706 ▲0.58 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.61 ▲1.21 % ARI 4,706 ▲0.58 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kronika

Kakavije: Sekuestrohen 12.3 kilogram

Të paktën 12.3 kilogramë mariuanë janë sekuestruar në Kakavijë në jug të vendit këtë të dielë rreth orës 7 të mëngjësit nga efektivat e Policisë Kufitare të Kakavijes, gjatë kontrollit të detajuar  të automjeteve në vijën e dytë në dalje për në shtetin grek, njoftoi ATSH-në zëdhënësi i ministrisë së Brëndshme. makineSipas njoftimit në automjetin Nisan me targa AA 352 JE,  në pronësi të shtetasit Elton Çako, banues në Fier, është konstatuar se poshtë sediljeve në shasi, kishte pako të dyshuara me lëndë narkotike. Pas mbërritjes së Grupit hetimor dhe Specialistëve të Sektorit Kundër Narkotikëve nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër, nga kontrolli i imtësishëm nga efektivat e Policisë Kufitare dhe Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve rezultoi se: në brendësi të shasisë u gjetën dhe u sekuestruan 4 pako lëndë narkotike çokollatë e dyshuar si mariuane  me peshë  totale 1.9 kg dhe dhe 5 pako me lëndë narkotike e dyshuar si mariuanë me peshë totale 10.4 kg. Gjithësej  u gjetën dhe u sekuestruan  9 pako me peshë totale  12.3 kilogramë Mariuanë.

Policia Kufitare e Kakavijes-sekuestron lëndë narkotike (2)Sipas njoftimit, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër për veprime  më të specializuara nga Specialistët e  Sektorit Kundër Narkotikëve, për veprat penale “Trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike“, ndërsa lënda narkotike dhe automjeti, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve të para, materialet do t’i kalojnë  Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë  për veprime të mëtejshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.