Politika

Kalaja: SPAK është pjesë e organizatës kriminale për aferën e inceneratorit

Avokatja, Adriana Kalaja, në një intervistë në SYRI TV me moderator Bled Markun, theksoi se SPAK është pjesë e organizatës kriminale, në lidhje me aferën e inceneratorit të Tiranës.

Kalaja tha se SPAK ka në dorë shumë prova që t’i japë fund vjedhjes së taksave të qytetarëve të Tiranës, dhe sipas saj, nuk reagon sepse është pjesë e kësaj skene korruptive.

Përveç kësaj duhet ti kujtojmë publikut se pagesat 80 mijë euro në vitr me vendim absurd të Këshillit Bashkiak. Pagesa 80 mijë euro në ditë për periduhën nga 1 janari 2025 ka kaluar në 90 mijë euro në ditë tek inceneratori i Tiranës.

Por duhet të marrim në konsideratë që mbetje të ndryshme të ardhura edhe nga qyteti Durrësit vijnë në Sharrë. Ku është evidente siç dihet ka një inceneratorin që nuk ekziston pra ka investime për gjojan, incenerator të munguar, por dhe për këto pagesat që shkojnë aty në mënyrë permanent ose ditore. Ndërkohë që dimë dhe diçka tjetër që me vendim të SPAK-ut, inceneratori i Tiranës është nën sekuestro.

Tani ajo pyetja që ne duhet ti bëjmë vetes është: Pse nuk vepron SPAK-u?

Pra SPAK-u ka të gjithë dokumentacionin e plotë të denoncuara vite e vite me rradhë, që nga viti 2020 në aspektin ligjor. Sepse nga PD, nga z,Jamarbër Malltezi denoncimi në mënyrën e incenerimit, që do të na sillte në situatën e sotme kanë filluar që në 2015. Ndërkohë që kallëzimet penale kanë filluar në 2020, kanë vijuar në mënyrë konsistente nga PD, nga ish-LSI dhe sot Partia Lirisë.

Dhe aty provat jo vetëm që nuk mungojnë, por ka prova me tonelata të tëra, të cilët realisht mosreagimi i SPAK-ut mos ndërprerja e kësaj hemorragjie financiare që janë taksat tona pra të qytetarëve të Tiranës. Dhe kjo tregon që jo vetëm kemi të bëjmë me një organizatë kriminale i cili ka iniciuar menaxhuar të gjithë situatën në inceneratorin inekzistent të Tiranës. Por pjesë e kësaj organizate kriminale është tashmë, struktura e posaçme e SPAK, për sa kohë nuk mbyll dosjen, nuk çon përpara ligjit personat përgjegjës.” tha Kalaja.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button