Tiranë 12°C · Pjesërisht vranët 14 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲3.11%
ARI 5,062 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685 EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685
₿ CRYPTO
BTC $70,633 ▼ -1.13% ETH $2,080 ▼ -0.7% XRP $1.3952 ▼ -1.47% SOL $87.3700 ▼ -1.29%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685 EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685
14 Mar 2026
Breaking
Kronika

Kallëzohet penalisht Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha është kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Përgjithshme.

Berisha është kallëzuar nga juristi i “OSHEE”, Romeo Karaj, për “mashtrim, shpërdorim detyre dhe ndikim”, lidhur me negociatat për privatizimin e OSSH pesë vite më parë.

Në një njoftim që ka bërë në Facebook, Karaj shprehet se përveç Berishës në listë është edhe Nuel kalaj, Genc Ruli, Zana Guxholli dhe ish kreu i ERE Nepravishta.

Më poshtë njoftimi i plotë

“Sot u paraqita ne Prokurorine e Pergjithshme per te dorezuar kallezimin penal lidhur me personat e perfshire ne procesin e privatizimit te OSSH-se.

Nuk jam lejuar ta dorezoj kallezimin tim ne ambientet e kesaj prokurorie duke u justifikuar se Prokurori i Pergjithshem ka nxjerre nje urdher te afishuar se cdo qytetar qe do te ankohet prane tij, duhet ta nise ankimin e tij me poste.

Une kerkova te mos e trajtojne kallezimin tim si ankese dhe te me lejojne qe ne zbatim te ligjit te me lejojne te dorezoj kallezimin tim aty.

Me kerkuan nje dokument identifikimi dhe pasi me verifikuan se kush isha, nga zyrat brenda kesaj prokurorie u dha urdheri qe une te mos lejohesha ta dorezoja kallezimin tim aty.

Megjithate une, i detyruar nga keto rrethana e nisa kallezimin me poste.

Kallezimi im nis me listen e ketyre personave, qe kryesohet nga ish kryeministri Berisha dhe vazhdon me sekserin Nuel Kalaj, ish ministrin Ruli, ish keshilltaren Guxholli, ish kryetarin e ERE-s Nepravishta etj.

Kallezimi eshte rreth 47 faqe dhe shoqerohet me nje dosje disa qindra faqesh me provat perkatese.

Mbi bazen e te dhenave qe permban dokumentacioni i ofruar ne kete kallezim rezulton se ndodhemi perpara fakteve dhe provave te pakundershtueshme se personat e siperpermendur kane konsumuar elemente te vepres penale si, shperdorim detyre, shkelje e barazise ne tendera, ushtrim i ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike etj.

Me kete hap une iu permbajta zotimit tim publik per cuarjen deri ne fund te kesaj ceshtjeje.

Shpresoj qe procesi penal te filloje sa me shpejt dhe une ne emer te OSHEE te bej padine perkatese per rekuperimin e demit si dhe te jap kontributin tim ne proces per vertetimin e akuzave.

Ka ardhur dita qe keqberesit te zhvishen nga pasuria e vjedhur dhe haka te shkoje tek i zoti”, shkruaj Karaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.