☁️
Tiranë 14°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 100.20 ▼1.16%
ARI 4,743 ▲1.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,564 ▲ +3.23% ETH $2,133 ▲ +5.25% XRP $1.3498 ▲ +2.83% SOL $83.3100 ▲ +1.87%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 100.20 ▼1.16 % ARI 4,743 ▲1.37 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 100.20 ▼1.16 % ARI 4,743 ▲1.37 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kryeartikull

‘Kam dyshimet e mia te drejtësia tranzitore’, Preç Zogaj: Asnjë hakmarrës nuk e zhbën kontributin e Henri Çilit

Preç Zogaj

Nuk besoj. Nuk do ta besoj derisa një vendim gjykate i formës së prerë të ketë provuar akuzat. Kam dyshimet e mia serioze te drejtësia tranzitore, as e vjetër, as e re, më e keqe se e vjetra në mjaft raste të provuara.

Ajo që kacavirret për të shqyer xhepa apo për të çjerrë fate njerëzore, herë e ndërsyer e herë me iniciativë, duke shpresuar se mund t’i konvertojë prangat në duart e kundërshtarëve, opozitarëve dhe njerëzve të lirë në biletë kalimi në brigjet e drejtësië se re.

Do ta ndjekim nga afër kalvarin e Henri Çilit.

Ai është nxënësi im brilant në profesionin e gazetarit.

Ai është miku dhe kolegu im.

Ai ka ndërtuar nga hiçi, me fuqinë e një vizionari liberal, pa marrë asnjë qindarkë nga shteti, Universitetin me të madh privat në Shqipëri, UET-in.

Ai sponsorizon, pa asnjë qindarkë nga shteti, çmimin me të madh letrar në vend, dy-tre herë me të madh se çmimet e qeverisë (të cilin unë nuk e kam fituar ndonjëherë).

Ai është një ndër botuesit kryesorë në vend dhe investon prej shume vitesh, si pakkush, për promovimin e ideve liberale të zhvillimit.

Zero tenderë, zero leje ndërtimi, zero financime nga qeveritë, zero diploma false.

Gjithçka me punën e tij në një mjedis shumë të vështirë për biznesin.

Të gjitha këto e plotë të tjera si këto nuk i zhbën e nuk i cenon asnjë hakmarrës, asnjë kunat, madje asnjë vëlla i tij, madje as shkujdesjet e vetë Henrit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.