☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 29 April 2026
S&P 500 7,139 ▼0.49%
DOW 49,142 ▼0.05%
NASDAQ 24,664 ▼0.9%
NAFTA 100.17 ▲0.24%
ARI 4,596 ▼0.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1708 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 95.5547 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3951 EUR/TRY 52.8134 EUR/JPY 186.82 EUR/CAD 1.6010 EUR/USD 1.1708 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 95.5547 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3951 EUR/TRY 52.8134 EUR/JPY 186.82 EUR/CAD 1.6010
₿ CRYPTO
BTC $76,244 ▼ -1.28% ETH $2,282 ▼ -1.06% XRP $1.3783 ▼ -1.39% SOL $83.8700 ▼ -0.95%
S&P 500 7,139 ▼0.49 % DOW 49,142 ▼0.05 % NASDAQ 24,664 ▼0.9 % NAFTA 100.17 ▲0.24 % ARI 4,596 ▼0.28 % S&P 500 7,139 ▼0.49 % DOW 49,142 ▼0.05 % NASDAQ 24,664 ▼0.9 % NAFTA 100.17 ▲0.24 % ARI 4,596 ▼0.28 %
EUR/USD 1.1708 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 95.5547 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3951 EUR/TRY 52.8134 EUR/JPY 186.82 EUR/CAD 1.6010 EUR/USD 1.1708 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 95.5547 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3951 EUR/TRY 52.8134 EUR/JPY 186.82 EUR/CAD 1.6010
29 Apr 2026
Breaking
Opinion

Kamera si vetting i dytë i drejtësisë

Nga LUTFI DERVISHI

Ka ende frikë nga ideja e transmetimit televiziv të gjyqeve me interes të lartë publik.

Megjithatë, koha e “burimeve pranë hetimit”, “burimeve të mia” dhe fragmenteve selektive duhet të marrë fund. Drejtësia që fshihet prodhon pashmangshmërisht dyshim, ndërsa drejtësia që nuk ka frikë kameran, prodhon autoritet.

Kur në bankën e të akuzuarve ulen figura VIP, interesi i publikut  është më shumë se kureshtje, është detyrim llogaridhënieje. Këto procese sa çështje private ku secili bërë varet nga këmbët e veta, janë edhe  teste për vetë sistemin. Këtu nuk gjykohet vetëm individi, për atë që ka bërë apo nuk ka bërë…

Argumenti se transmetimi “do ta kthejë gjyqin në cirk” është ca i vjetruar.  Cirk bëhet kur  informacioni rrjedh me pika, kur narrativa ndërtohet mbi gjysmë të vërteta, sajesa, shpifje  dhe kur publiku lihet në mëshirë të interpretimeve të nallbanëve.

Transparenca e plotë e vret cirkun sepse e zëvendëson thashethemin me faktin.

Historia është e mbushur me shembuj të bujshëm të gjyqeve të rëndësishme ku kanë spikatur profesionistët.

Ëndrra e një gjyqtari, prokurori, avokati duhet të jetë një çështje e madhe ku ai t’i tregojë të gjithëve sa “i vlen lëkura”

Nga proceset e Nurembergut te skandali “Watergate”, nga gjyqi i O.J. Simpson te Gjykata e Hagës, koha ka vërtetuar se kamera  nuk e dëmton procesin, por e lartëson atë.

Po, ka pasur tension dhe dramë, por mbi të gjitha, kemi parë  një standard profesional.

Publiku ka parë me sytë e tij se kush flet me prova dhe kush rreh ujë në havan; kush është i përgatitur dhe kush improvizon, kush është profesionist dhe kush është sharlatan. Kush është i zoti dhe kush është mediokër.

Në një sallë gjyqi të hapur, ku çdo fjalë transmetohet në kohë reale, “i del kallaji” kujtdo:

Aty prokurori nuk  mund të mburret me dosje mijëra faqesh që nuk mbështeten në fakte. Mjafton një faqe për të bindur publikun. Madje edhe një paragraf.

Avokati nuk mund të fshihet pas aktrimit televiziv pa substancë ligjore, as pa retorikes politike.

Gjyqtari nuk mund të maskojë paaftësinë apo anshmërinë apo frikën, pas vendimeve të paarsyetuara.

Dëshmitari e ka të pamundur të luajë me të vërtetën pa u ekspozuar para miliona syve.

Në fund të ditës, ai që fiton nuk është ai që bërtet apo ai që ka më shumë akses në media, por ai që ka të vërtetën me vete dhe zotësinë profesionale për ta mbrojtur atë.

Pas një dekade investimesh dhe debatesh për  Reformën në Drejtësi, pyetja nuk është më a kemi ngritur institucione dhe godina të reja, por a  kemi profesionistë që nuk kanë frikë nga kamera/drita?!

Një gjyq i transmetuar “live” është provimi ku të gjithë dalim të fituar.

Nëse drejtësia funksionon, besimi i publikut rritet pashmangshmërisht. Mbështetja për drejtësinë mund të arrijë edhe shifra sovjetike. Por edhe nëse drejtësia dështon, publiku dhe vetë sistemi identifikon saktësisht ku fle problemi. Në çdo rast shoqëria është e fituar.

Gjyqi publik nuk është rrezik për drejtësinë, është rrezik për mediokritetin dhe korrupsionin brenda sistemit. Një sistem që i druhet kamerës, nuk ka problem me teknologjinë, ka problem me veten.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.