☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 28 April 2026
S&P 500 7,141 ▼0.46%
DOW 49,141 ▼0.05%
NASDAQ 24,678 ▼0.84%
NAFTA 99.87 ▲3.63%
ARI 4,613 ▼1.73%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1728 EUR/GBP 0.8660 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.6411 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4367 EUR/TRY 52.8371 EUR/JPY 186.88 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1728 EUR/GBP 0.8660 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.6411 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4367 EUR/TRY 52.8371 EUR/JPY 186.88 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $76,293 ▼ -0.68% ETH $2,299 ▲ +0.49% XRP $1.3847 ▼ -0.56% SOL $83.9100 ▼ -0.38%
S&P 500 7,141 ▼0.46 % DOW 49,141 ▼0.05 % NASDAQ 24,678 ▼0.84 % NAFTA 99.87 ▲3.63 % ARI 4,613 ▼1.73 % S&P 500 7,141 ▼0.46 % DOW 49,141 ▼0.05 % NASDAQ 24,678 ▼0.84 % NAFTA 99.87 ▲3.63 % ARI 4,613 ▼1.73 %
EUR/USD 1.1728 EUR/GBP 0.8660 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.6411 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4367 EUR/TRY 52.8371 EUR/JPY 186.88 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1728 EUR/GBP 0.8660 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.6411 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4367 EUR/TRY 52.8371 EUR/JPY 186.88 EUR/CAD 1.5974
28 Apr 2026
Breaking
Opinion

Kur debatoni për drejtësinë, mos kini parasysh politikanët, por qytetarët e thjeshtë

Një zyrtar i policisë së Tiranës është shpallur sot i pafajshëm nga GJKKO, pasi vuajti një vit në paraburgim për një akuzë që nuk u provua. Bëhet fjalë për Roven Zeka, ish-shef i qarkullimit në Tiranë, i cili një vit më parë u arrestua dhe u dërgua në burg pas dyshimeve se mund të kishte favorizuar një shkelje të rregullave të qarkullimit kundrejt një bakshishi prej 1 mijë euro.

Gjykata provoi atë që i akuzuari pretendoi qysh në fillim, se ai nuk është i përfshirë në këtë histori dhe personat e përfshirë u dënuan sot.

Por ai bëri një vit burg në qeli dhe u nxor në arrest shtëpie vetëm pas një aksidenti ku theu këmbën në burg. Arrestimi i tij u bë me kërkesë të SPAK.

Tani, një vit më pas, atij i është shkatërruar karriera, i janë shumuar telashet financiare në familje dhe, mbi të gjitha, ka kaluar një periudhë të tmerrshme përdhosjeje publike, duke u paragjykuar si hajdut.

Si mund të kompensohet tani një rast i tillë? Si mund t’i fshihen atij gjurmët e një linçimi njëvjeçar pas një këmbënguljeje të SPAK dhe GJKKO për të mos respektuar proporcionalitetin për masën e sigurisë ndaj tij, meqë dyshohej për një ryshfet 1 mijë euro?

Dëmet ndaj tij janë të pakompensueshme, ndërkohë që ato mund të shmangeshin duke ngritur akuzë ndaj tij dhe duke pritur gjyqin për t’u gjykuar.

Rasti i tij tregon se çfarë masakre ka bërë drejtësia e re me paraburgimet dhe si është abuzuar me to në emër të drejtësisë.

Kur shumë kritikë të sistemit të ri të drejtësisë dhe natyrës represive të SPAK ngrenë dyshime për masat e sigurisë ndaj Ilir Metës, Erion Veliajt, Beqajt apo politikanëve të tjerë të lartë, natyrisht që paragjykohen, pasi duke qenë persona politikë, opinioni publik nuk ndahet në raport me drejtësinë ndaj tyre, por në raport me simpatitë politike.

Por rasti i politikanëve vlen për të kuptuar se kur ndaj tyre ushtrohet ky regjim represiv, merre me mend se çfarë mund të bëhet më poshtë. E di që shumë njerëz janë gati t’i shohin të pjekur në hell politikanët, por po aq shumë të tjerë janë ithtarë të tyre dhe në këtë debat ka shumë politikë dhe pak drejtësi.

Por qytetarët duhet të kuptojnë se në çdo vend të botës, ndjeshmëria ndaj zyrtarëve të lartë është e madhe, pikërisht sepse tek ata drejtësia duhet të jetë model dhe t’u shërbejë si rast pozitiv edhe qytetarëve të zakonshëm. Pasi në një vend ku ish-presidenti, kryebashkiaku apo ministri përplasen në burg nga tekat e një prokurori, arrestohen në zyra pa flagrancë apo mbahen në qeli “për opinion publik”, siç arsyetojnë ndonjëherë gjykatat e larta të këtij vendi, atëherë për qytetarin e zakonshëm kanë vdekur gjithë garancitë.

Prandaj, kur dëgjoni debate për “kafazin”, për transparencën e gjyqeve dhe fakteve dhe për paraburgimet e padrejta, apo shaka idiote të tipit që “kafazi është hotel me 5 yje” mos kini parasysh politikanët për të cilët flitet, por mbi të gjitha qytetarët për të cilët nuk flet askush. Drama e vërtetë e kësaj drejtësie është padrejtësia që po prodhon mbi qytetarët e pazëshëm.

Roveni ka një vit në burg dhe sot është i pafajshëm, por gjatë këtij viti ai për të gjithë ne “ishte një hajdut që e meritonte burgun”. Sot që ai është i pafajshëm, befas kujtohemi që ai ka bërë burgun për tekat e një prokurori dhe një gjykatësi nën shantazh nga prokurori.

Dhe kjo nuk zgjidhet vetëm duke kompensuar me lekë nga taksat tona, por edhe duke filluar t’u shënojmë në biografi çdo prokurori të SPAK se si e ka shpërdoruar detyrën për të cilën paguhet, duke shpërdoruar dy herë taksat tona: si i superpaguar dhe si shkatërrues i drejtësisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.