Bota

Kandidati republikan për nënpresident Mike Pence

Në vështrim të parë, guvernatori i Indianës Mike Pence mund të mos duket si bashkëkandiduesi i duhur për njujorkezin e zhurmëshëm Donald Trump. Në vazhdim ju njohim me vlerat dhe përvojën që sjell në dyshen republikane kandidati për nën president Mike Pence. Ai është nga një shtet mesperëndimor amerikan, me tipare tipike të konservatorëve.

“Njerëzit që më njohin, e dinë se jam një njeri normal – fillimisht jam i krishterë, pastaj konservator dhe jam gjithashtu një republikan.” “Njerëzit e mirë bëjnë gjëra të mira jo për t’u treguar dhe kjo është cilësi e një shteti nga pjesa qendrore e vendit, si Indiana.”– thotë eksperti Randy Decleene.

Në fillim të viteve 1990, kurPence ishte prezantues i një programi televiziv me prirje konseravtore, ai pati të ftuar për një bisedë ekspertin në fushën e komunikimit Randy DeCleene, lidhur me shpresat për të ardhmen dhe për shërbimin e tij në qeveri.

“Mesazhi që ai dha, në përgjithësi ishte shumë pozitiv, optimist dhe frymëzues.” “Ai është një njeri besimtar dhe një njeri i besueshëm. Ai vjen nga zemra e lëvizjes konservatore dhe nga zemra e Amerikës.”– thotë Paul Ryan, kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve. Pas dy kandidimesh të pasuksesshme për kongresmen, Pence më në fund u bë përfaqëuesi i shtetit të Indianës në Capitol Hill në vitin 2000. Ai fitoi eksperiencë në Uashington, por ai nuk e sheh qeverinë si përgjigjen e vetme ndaj problemeve që kanë njerëzit. “Jemi lodhur nga thëniet se një elitë e vogël intelektuale në një ndërtetë të largët kapitoli mund të planifikojë për jetën tonë, në vend që ne t’i bëjmë vetë planet tona.”

Pence u kthye në Indiana në vitin 2012, për të shërbyer si guvernator, duke mbështetur politikat kundër abortit dhe konfliktin mes të drejtave të homoseksualëve dhe lirive fetare. “Ky ligj nuk i jep bizneseve të drejtën për t’u mohuar atyre shërbimet e nevojshme.” Besimi i fortë i Mike Pensit i sjell ekuilibrin e nevojshëm dyshes republikane, megjithëse ai në shumë drejtime është i ndryshëm nga Trump.

“Pjesa konservatore e Partisë, që nuk ka qenë e bindur për Donald Trumpin, e dinë se mund të kenë besim tek Pence. Ai është një njeri me eksperiencë në Kongres dhe si guvernator i Indianës, kështuqë në se zgjidhet Trump, unë mendoj se Pence bart vlerat e nevojshme për t’u marrë me Kongresin në emër të administratës.” – thotë eksperti Gary Nordlinger. Por vlerat personale të zotit Pence janë shumë më të rëndësishme, thotë zoti DeCleene. “Unë mendoj se ai i ka cilësitë e nevojshme për të qenë një udhëheqës i guximshëm, gjithëpërfshirës dhe strategjik.” …cilësi për të cilat Pence shpreson se do t’i bindë votuesit në nëntor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button