☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 108.81 ▼3.67%
ARI 4,773 ▲1.89%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $70,192 ▲ +0.92% ETH $2,155 ▲ +0.77% XRP $1.3375 ▲ +0.22% SOL $83.0700 ▲ +1.98%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 108.81 ▼3.67 % ARI 4,773 ▲1.89 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 108.81 ▼3.67 % ARI 4,773 ▲1.89 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Kartelet e drogës komunikojnë përmes rrjetit Sky, Abazoviç: Të përfshirë edhe nga Kosova

Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, në një interviste të dhënë së fundi, ka hedhur dritë mbi një rrjet të ngatërruar që përfshin politikën, narkotikët e kontrabandën e cigareve teksa foli edhe për marrëdhëniet e Malit të Zi me Kosovën.
Ish-kreu i parë shqiptar i një ekzekutivi malazez pretendon se vendi i tij ka arritur ta fitojë luftën e vështirë kundër kontrabandës.

“Problemi më i madh këtu ishte se nuk kemi mundur të luftojmë deep state-in, nuk arritëm të ndërrojmë të gjithë administratën apo sistemin gjyqësor, por i nisëm proceset. Kështu, filluam luftën kundër kontrabandës së cigareve, biznesi më i madh që ka bërë Mali i Zi në 30 vjet e fundit e që llogaritet në 500 milionë euro në vit”, –u shpreh ai.

“Ka njerëz përtej kufijve që nuk janë të kënaqur me këto rezultate sepse një pjesë e cigareve ka shkuar nëpër Rozhajë, ka dalë edhe në Kosovë, një pjesë lidhet edhe me njerëz në veri të Kosovës”, – vazhdoi ish kreu i qeverisë malazeze. Ai foli dhe për rrjetin ‘Sky’, të krijuar nga Europoli. “Shumica e karteleve të drogës ka komunikuar aty me atë aplikacion. Në momentin që karteli në Europë u rrit aq shumë dhe kjo krijoi pasiguri për qytetarët e BE-së, Europoli e hapi këtë rrjet”, ndërsa shtoi se pjesë e rrjetit “Sky” janë edhe persona nga Kosova.

“Nuk e di me numra por ka edhe shumë njerëz nga Kosova që janë pjesë e këtij rrjeti. Ka njerëz nga Kosova që janë të lidhur edhe me kontrabandën me cigareve, por nuk mund të them se nga cila sferë janë ata” – u shpreh ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.