Kategoria Superiore për femra/ Gara për “Final 4” më e hapur se kurrë, java e 15-të dhuron ndeshje delikate
Katër javë nga fundi i kampionatit të rregullt të futbollit të femrave, gara për një vend në “Final 4” është më e hapur se kurrë.
Vllaznia është e vetmja skuadër që ka siguruar matematikisht pjesëmarrjen në fazën finale, ndërsa tre biletat e tjera mbeten ende të hapura, duke rritur ndjeshëm rivalitetin mes ekipeve pretendente. Çdo pikë në këtë fazë ka peshë vendimtare.
Java e 15-të pritet të sjellë përballje interesante dhe vendimtare. Egnatia do të presë në shtëpi Vllazninë, në një sfidë ku shkodranet shihen si favorite. Takimi do të luhet të shtunën në orën 10:00.
Vëmendja kryesore do të jetë në Fier, aty ku Apolonia përballet me Partizanin në orën 12:00. Një duel direkt mes dy skuadrave që synojnë “Final 4”, ku tre pikët janë mjaft të rëndësishme dhe pritet një ndeshje e luftuar.
Ndërkohë, Teuta do të ndeshet në Durrës me Atletik Klub, në një sfidë ku vendaset konsiderohen favorite. Takimi do të zhvillohet të shtunën në orën 12:30.
Java do të mbyllet me përballjen mes Lushnjes dhe Kinostudios, dy skuadra, të cilat nuk mund të kërkojnë më asgjë nga ky sezon.
Java e 15-të
4 Prill
Egnatia – Vllaznia 10:00
Apolonia – Partizani 12:00
Teuta – Atletik Klub 12:30
5 Prill
Lushnja – Kinostudio 14:00
The post Kategoria Superiore për femra/ Gara për “Final 4” më e hapur se kurrë, java e 15-të dhuron ndeshje delikate appeared first on RTSH.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.