Opinion

Katër funerale dhe një shpullë

Nga Alqi Koçiko

Këtë janar po diskutohet ethshëm për “reformën në drejtësi”.

Janarin e shkuar me të njëjtat ethe diskutohej “dekriminalizimi”.

Në janar 2015 raporti “i forcave” në parlamentin – që rinisi atëkohë punimet për sesionin e ri, duke i mundësuar me duart lart për votën pro, dy komisione hetimore opozitës PD – ishte: Katër funerale dhe një shpullë.

Së pari të sqarojmë shpullën.

Ishte fjala për kërkesën akute të Partisë Demokratike për “dekriminalizimin e parlamentit”, të miratuar me mazhoranca si koncesion që opozita të thyente bojkotin.

Një bojkot që nisi pasi dy deputetë gjaknxehtë të “së majtës” goditën me shpullë një deputet të urtë që s’i ndihet zëri i gojës, të “së djathtës” (terma rutinore përkatësie politike).

Pra, PD-ja e kthye në Kuvend dhe menjëherë mori të drejtën e ngritjes dhe kryesimit të dy komisioneve parlamentare, një për emërimet në administratë dhe tjetri për investigimin e prekjes së serverit të tatimeve.

Dy komisione hetimore, dy ditë para 21 janarit të atij viti.

Një datë që gjithsesi, sërish lidhet me një server. Me serverin e kamerave të sigurisë së kryeministrisë, për të cilin nuk hetoi kurrë askush; ose më saktë, bënë sikur hetuan.

U tha që është prekur, që është fshirë, që nuk ka më regjistrime të pamjeve e zërave të urdhëruesve nga brenda krye-selisë qeveritare, që thanë “Toga, gati për zjarr!”

Dhe pas këtij urdhri, u shkaktuan katër funerale njerëzish krejt pa lidhje as me agresivitetin e protestuesve të tjerë, në një protestë që tashmë është lidhur pazgjidhshmërisht me datën 21 janar.

Ka ndodhur pesë vjet më parë…

Sot, ja ku jemi sërish. Të hidhëron vetëm hipokrizia e asaj që katër funeralet kanë përballë: një shpullë, që vuri në lëvizje ambasadorë e eurodeputetë, emisarë e negociatorë.

Viktima e shpullës ishte deputeti që kryesoi një komision tjetër hetimor, atë për puçin e zi të shtetit të 21 janarit 2011.

Sot e kësaj dite nuk u mor vesh çfarë zbuloi komisioni.

345781

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button