☁️
Tiranë 12°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 102.73 ▼0.15%
ARI 4,592 ▲0.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,312 ▼ -0.54% ETH $2,053 ▼ -0.33% XRP $1.3179 ▼ -2.94% SOL $82.9700 ▼ -1.38%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 102.73 ▼0.15 % ARI 4,592 ▲0.75 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 102.73 ▼0.15 % ARI 4,592 ▲0.75 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Katër kërkesa të reja për HEC-e, projektet e propozuara në Korçë, Lezhë, Shkodër

Katër kërkesa të reja për hidrocentrale deri në 2 MW janë dorëzuar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë në dy ditët e fundit të tetorit. Ashtu sikurse e kërkon procedura aplikimet janë shpallur në faqen e ministrisë për të pritur reagimet nga ndonjë palë interesi, ose kundërshtime në rast se ka. Kërkesat edhe pse të formuluara në katër aplikime përfshijnë në fakt ndërtimin e shtatë hidrocentraleve. Por kush janë në fakt subjektet që kanë aplikuar për zhvillimin e këtyre projekteve dhe zonat që parashikohen të ndërtohen në rast se meret miratimi

Aplikimet

HEC “Empier” është aplikimi i parë i bërë nga “Anesti  Jaupllari/Eralda Intimo” me një , me kapacitet prodhues deri në 2 MË, në pellgun ujëmbledhës të burimeve të Moglicës, degë të lumit Devoll, Bashkia Maliq, Qarku Korçë.

HEC “Agolli”, me kapacitet prodhues deri në 2 MË, në pellgun ujëmbledhës të përroit të Goces, Gjyrasit dhe Bickës, degë të lumit Devoll, Bashkia Maliq, Qarku Korçë është projekti i dytë, aplikuar nga ErvinKita/Taverna Agolli.

Aplikimi I tretë është për HEC “Emanueli”, me kapacitet prodhues deri në 2 MË, në pellgun ujëmbledhës të përroit të Vomësit, degë e lumit Gjadër, Qarku Lezhë. Shoqëria që ka aplikuar është Shoqëria “Gjoni Kalivac” sh.p.k., është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar me objekt të aktivitetit: Ndërtime civile, industriale, turistike, bujqësore, rrugore.

Aplikimi i katër për tre hidrocentrale ““Bena, Bena 1 dhe Bena 2”, me kapacitet prodhues deri në 2 MË, në pellgun ujëmbledhës të përroit të Benes, degë e lumit Drin, Qarku Shkodër është i shoqërisë “Marjakaj” sh.p.k., është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar me objekt të aktivitetit: Prodhimi dhe tregtimi i energjisë elektrike në H/C Bene, Komuna Shllak, Shkodër.

Ministria edhe më herët ka bërë të qartë se të gjitha kompanitë kanë të drejtë të aplikojnë por kjo nuk I bën ato automatikisht kompani që mund të zhvillojnë projektin. Nëse propozimet e tyre nuk përmbushin kushtet ligjore atëherë ato refuzohen. Deri në 15 shtator të këtij viti në ministri janë paraqitur mbi 200 aplikime por që kishin marrë miratim final vetëm 22.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.