Moda

Kendall + Kylie një linjë të përbashkët veshjesh

Dy motrat e vogla të familjes Kardashian prej kohësh po punojnë për realizimin e një koleksioni veshjesh që pritet të publikohet në fillim të shkurtit. Koleksioni që mban emrin e tyre “Kendall+Kylie”, pranverë 2016, do jetë i pari në të cilën motrat e famshme kanë kontroll të plotë mbi dizenjot dhe modelet, pas bashkëpunimit të mëparshëm me Topshop dhe PacSun.

Ka qënë Kylie, e cila në fotot e fundit në Instagram ka prezantuar një pjesë të linjës me këpucë dhe veshje që mbajnë firmën e tyre. Veshjet do të shiten në një vlerë që varion nga 68- 298 $, ndërsa këpucët 100-200 $.

“Ka qenë ëndrra e të dyjave të jemi të afta të frymëzojmë fansat tonë. Është një gamë e madhe, veshje që mund të vishen në përditshmëri, në mbrëmje dhe evente të veçanta. Koleksioni do të përfshijë “feminilitetin” e Kendall dhe “gjallërinë” e Kyleit” , ka thënë ajo.

18 – vjeçarja Kylie, po zgjeron kështu biznesin e saj pas linjës së buzëkuqit “Lip Kit” që u shit në kohë rekord, ndërsa Kendall përveç suksesit si modele në pasarelet më të njohura po hedh hapat e para si stiliste.

Linja do të jetë në dispozicion për blerje në vende të tilla si Nordstrom, Neiman Marcus, Shopbop, dhe
Revolve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button