☁️
Tiranë 12°C · Vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,668 ▲ +1.01% ETH $2,232 ▲ +1.89% XRP $1.3448 ▲ +0.04% SOL $83.9500 ▲ +0.77%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Moda

Këpucët e festave për këtë vit magjike dhe elegante

Nëse është e vërtetë që diamantët janë miqtë më të mirë të grave, këpucët janë shumë pranë tyre.

Në këtë prag festash, kodi i veshjes së festave ndriçon me dritën e vet edhe fal këpucëve, të cilat kanë një rol kryesor në veshjet festive.

Këpucët e festave dhe për këtë vit janë magjike kjo në sajë të pëlhurave të çmuara, të shkëlqyeshme dhe të ndritshme, të tilla si saten dhe kadife si dhe përdorimi i gurëve dhe aplikimeve të arta, elemente të vërtetë festiv.

Nëse rregulli bazë është shkëlqimi, atëherë modelet e propozuara nga shtëpitë e modës këtë vit janë përqendruar për t’u frymëzuar dhe për ta bërë atmosferën e fundvitit edhe më magjike.

Këpucët me kontraste dritash dhe me aplikime të arta – Fillojnë me sandalet, perfekte edhe në dimër. Ato mund të vishen pa gjë ose me çorape, në këtë rast preferohen të zeza dhe në ngjyra të errëta. Këtë sezon ato vijnë me taka të holla dhe të punuara me gura të shndritshëm dhe me aplikime pendësh, një nga tendencat sezonale. Takat e tyre variojnë nga ato të larta dhe të holla deri tek ato me lartësi mesatare ku nuk mungojnë dhe takat në forma gjeometrike.

Këpucët klasike dhe elegante – Ka edhe vend për zgjidhje më të rehatshme tek këpucët, si çizmet. Çizmet në këto festa vijnë me taka në lartësi të mesme në materiale lëkure dhe me shkëlqim duke qëndruar brenda kufijve të hirit dhe elegancës. Gjatësia e tyre është mbi gju për raste më më të veçanta por nuk mungojnë dhe ato me gjatësi deri tek kyçi i këmbës për një pamje më shik dhe femërore.Ngjyrat patjetër duhet të jenë të forta dhe shkëlqim pasi këmba në këtë prag festash është protagonistja kryesore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.