☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.11 ▲1.48%
ARI 4,543 ▲0.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,545 ▲ +1.12% ETH $2,049 ▲ +2.16% XRP $1.3543 ▲ +1.53% SOL $83.7600 ▲ +1.23%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.11 ▲1.48 % ARI 4,543 ▲0.41 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.11 ▲1.48 % ARI 4,543 ▲0.41 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Bota

Kerry takon Putinin dhe Lavrovin, biseda për çështjet globale

U përshkrua si i sinqertë në media takimi i Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry, me presidentin Vladimir Putin, gjatë vizitës së parë të kryediplomatit amerikan në Moskë që prej ashpërsimit të marrëdhënieve për shkak të Ukrainës.

Vetë Kerry i bëri komentet të martën në Twitter dhe shtoi se është “e rëndësishme për të mbajtur hapur linjat e komunikimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë për adresimin e çështjeve globale”.

Përpara se të ulej për të biseduar me shefin e Kremlinit, Kerry kishte shtrënguar duart me homologun Sergei Lavrov. Takimi i tyre zgjati për më shumë se katër orë. Të dyja palët i kanë përshkruar këto zhvillime si “mëse të mirëpritura”. Një sërë çështjesh kanë qenë në diskutim, por Kerry nuk la pa prekur edhe atë më nevralgjiken: Ukrainën. Lëvizja e tij është parë si përpjekje për të testuar vullnetin e Putinit për t’i shtyrë separatistët pro-rusë në Ukrainë të zbatojnë një marrëveshje të dobët armëpushimi, si dhe mbështetjen e Moskës ndaj presidentit sirian, Bashar al-Assad, forcat e të cilit kanë pësuar humbje kohët e fundit në luftën civile gati 4-vjeçare. Shtetet e Bashkuara kërkojnë një tranzicion politik për t’i dhënë fund sundimit 45-vjeçar të familjes së tij.

Udhëtimi i Kerryt erdhi në një kohë kur marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Moskës kanë rënë në nivelin më të ulët pas Luftës së Ftohtë, pas mosmarrëveshjeve në lidhje me konfliktin ukrainas dhe situatën e Sirisë.

Megjithatë, më shumë sesa për arritjen e rezultateve konkrete, ky udhëtim besohet të jetë hartuar për të mbajtur në vazhdimësi kontakte me Rusinë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.