Ekonomia

KESH: I garantuar furnizimi me energji për konsumatorët tariforë

Kukes-Hidrocentrali-ne-uren-e-Lapajve-Foto-Riza-Hoxha-ATSH--525x350Situata hidrike paraqitet mjaft pozitive dhe furnizimi i konsumatorëve tariforë me energji elektrike është plotësisht i garantuar, njofton KESH (Korporata Elektroenergjetike Shqiptare).
Sipas saj, përmes shitblerjes së energjisë elektrike, KESH-i kontraktoi dy ditë më parë blerjen e 12.600 MW energji që përdoret gjatë orëve të natës, por dhe shitjen e të njëjtës sasi energjie gjatë orëve të ditës për periudhën 11-31 tetor 2014.
Nga ky operacion, KESH ka siguruar të ardhura plus me rreth 200 mijë euro.
Në datën 7 tetor, komisioni i shitblerjes së energjisë priti ofertat nga shoqëritë “GEN-I Tirana”, “GSA”, “EFT AG”, “AXPO Beograd” dhe “Petrol” dhe pas verifikimit, zgjodhi dy prej tyre,GEN-I Tirana dhe EFT AG.
KESH njofton se nga “GEN-I Tirana” do të lëvrohet në 12 orë/ditë energji elektrike për periudhën 11-31 tetor 2014 në oraret 00.00 – 07:00, 13.00-16.00 dhe 22.00-24.00.
Me kapacitet 50 MW dhe sasi 12.600 Mwh, energjia është blerë me çmim/njësi 52.05 Euro/Mwh dhe vlerë totale 655.830.00 euro, që do të levrohet përmes linjës Serbi-/Mali i Zi-Greqi-Shqipëri.
KESH-i gjithashtu ka shpallur fitues për shitjen e energjissë elektrike shoqerine “EFT AG” për periudhën  11-31.10.2014.
Çdo ditë do të lëvrohet energjia elektrike për 6 orë në oraret 08.00 -10:00 dhe 18.00-22.00 me kapacitet 100 Mw. Sasia në total arrin 12,600 Mwh me çmim/njësi 67.95 euro/Mwh dhe vlerë të plotë 856,170.00 euro. Pika e lëvrimit të sasisë së energjisë do të kryhet përmes linjave të transmetimit të lartë Shqipëri- Serbi-Mali i Zi-Greqi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button