☁️
Tiranë 16°C · Vranët 19 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 96.21 ▲0.79%
ARI 4,611 ▼5.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
₿ CRYPTO
BTC $69,685 ▼ -3.9% ETH $2,156 ▼ -3.88% XRP $1.4494 ▼ -1.16% SOL $88.9300 ▼ -1.95%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 96.21 ▲0.79 % ARI 4,611 ▼5.83 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 96.21 ▲0.79 % ARI 4,611 ▼5.83 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
19 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

KESH: Situata e Kaskadës së Drinit nën kontroll, shkarkimet nuk rrezikojnë përmbytje

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) po mban nën monitorim të vazhdueshëm situatën hidroenergjetike në Kaskadën e Drinit dhe po menaxhon në mënyrë optimale prurjet, duke ulur rrezikun e përmbytjeve në zonën e Ultësirës së nënShkodrës.

Në një njoftim për shtyp, KESH bën të ditur se, reshjet e ditëve të fundit kanë rritur ndjeshëm prurjet në basenet e Kaskadës së lumit Drin. Prurjet natyrale të regjistruara në Kaskaden e Lumit Drin gjatë 24 orëve të fundit kanë qenë mesatarisht rreth 1050 m3/sek. (750 m3/sek ne basenin e HEC Fierzës, 240 m3/sek në basenin e HEC Koman dhe 65 m3/sek në basenin e HEC Vau Dejës).

Veprat hidroenergjItike të Kaskadës së Drinit po administrohen nga KESH në një regjim optimal shfrytëzimi në përputhje të plotë me parashikimet e Rregullores për Menaxhimin e Plotave, duke prodhuar nga të gjithë agregatët disponibël rreth 24 milionëKWh energji elektike në ditë, e cila përdoret kryesisht për nevojat e vendit,ndërsa tepricat shiten në tregun e parregulluar.

Sipas KESH-it, plotat e Kaskadës nëpërmjet HEC Vau i Dejës (hidrocentrali i fundit i kaskadës) janë trajtuar në një rregjim të balancuar turbinim-shkarkim për një total prej rreth 870 m3/sek apo 180 m3/sek më pak se prurjet natyrale, plota këto që pas daljes nga ky hidrocentral, administrohen nga HEC Ashta.

Koorporata sjell në vëmendje faktin që lumi Buna pret prurjet që trajtohen nëpërmjet tri HEC-eve të Kaskadës, të HEC Ashtës si dhe prujet nga lumenjtë e Gjadrit, Kirit.

KESH po mban nën kontroll situaten aktuale hidroenergjitike dhe garanton që shkarkimet do të bëhen vetëm kur ato janë të domosdoshme, sipas parashikimeve të Rregullores së Trajtimit të Plotave dhe gjithnjë jo më shumë se prurjet natyrale në Kaskaden e Drinit, duke minimizuar kështu pasojat negative për zonat e banuara të ultësirës së nënShkodrës.

Garantojmë se HEC-et e Kasakdës së lumit Drin administrohen nga Korporata Elektroenirgjtike Shqiptare në përputhje me kuadrin ligjor dhe rregullator në fuqi dhe shkarkimet e kontrolluara nuk mund të jenë kurrsesi shkaktare të përmbytjeve, thekson KESH.

Përmbytjet e raportuara në media gjatë ditës së sotme për zonën e nënShkodrës nuk kanë lidhje me shkarkimet e kontrolluara, të cilat gjithnjë bëhen me synim menaxhimin e prurjeve dhe shmangien e përmbytjeve.

Nga të dhënat e Sektorit të Operimit dhe Monitorimit të kaskadës në KESH, rezulton që sot në orën 12.00 më datë 10 mars 2016:

Niveli në HEC Fierzë është 293.45 m, prurjet rreth 500 m³/sek,
Niveli në HEC Koman është 173.49 m, prurjet rreth 180m³/sek,
Niveli në HEC V.Dejës është 74.87 m, prurjet rreth70m³/sek e,xh

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.