Keshilla

Këshilla praktike, ndiqni këto 7 metoda natyrale për uljen e tensionit të gjakut

Tensioni i lartë i gjakut prek një në tre të rritur për arsye nga më të ndryshmet, duke filluar nga gjenetika deri tek stresi. Ilaçet mund të ndihmojnë për ta mbajtur atë në kontroll, megjithatë, ka edhe mënyra të tjera natyrale që ndihmojnë në uljen e tensionit. Ja disa mënyra natyrale që janë provuar shkencërisht se ndihmojnë në uljen e tensionit.

Stërvitja
Aktiviteti i rregullt fizik i sjell trupit disa përfitime shëndetësore, dhe njëra prej tyre është mbajtja e qëndrueshme e tensionit të gjakut. Sipas revistës mjekësore Mayo Clinic, stërvitja për rreth 30 minuta në ditë ul tensionin e gjakut me 4-9 mmHg. Aktiviteti fizik ndihmon gjithashtu edhe për forcimin e zemrës.

Merrni frymë lehtë
Marrja frymë ngadalë dhe thellë mund t’ju ndihmojë të qetësoheni dhe ul tensionin e gjakut. Teknikat e frymëmarrjes mund të përmirësojnë gjithashtu rrahjet e zemrës dhe i bëjnë arteriet me fleksible.

Relaksohuni
Të qenët i stresuar nuk i bën asnjë favor zemrës. Disa studime madje sugjerojnë se mërzitja e tepërt apo stresi mund të rrisin rrezikun për zhvillim të problemeve në zemër.

Hormonet e realizuara gjatë kohës që trupi përpiqet të luftojë stresin bëjnë që zemra të rrahë më shpesh dhe ngushton enët e gjakut, duke rritur kështu tensionin e gjakut, edhe pse për një kohë shumë të shkurtër.

Nëse ndiheni të stresuar, provoni disa teknika relaksimi, si jogën apo meditimin.

Kufizoni konsumin e kafes dhe alkoolit
Edhe pse konsumi i alkoolit në sasi të moderuar i sjell disa përfitime zemrës, overdoza e tij mund të rrisë përkohësisht tensionin e gjakut dhe shkakton edhe disa probleme të tjera shëndetësore.

Kufizimi i kafeinës mund t’ju ndihmojë gjithashtu. Disa njerëz janë më të ndjeshëm ndaj kafeinës se të tjerët, megjithatë vetëm në disa raste çon në shpeshtim të rrahjeve të zemrës dhe rritje të tensionit të gjakut. Nëse nuk ndiheni mirë, përpiquni ta shmangni filxhanin e dytë të kafes gjatë ditës shkruan Shendeti.

Pini më shumë çaj
Konsumi i çajit për një kohë të gjatë mund të përmirësojë tensionin e gjakut duke ndihmuar në relaksimin e enëve të gjakut. Gjatë një studimi të vitit 2014, hulumtuesit shkencorë analizuan 26 eksperimente të ndryshme që ishin përqendruar tek lidhja mes konsumimit të çajit dhe tensionin e gjakut.

Pas 12 javësh, tek njerëzit që kishin pirë çaj, tensioni i gjakut sistolik ishte ulur me 2.6 mmHg dhe ai diastolik me 2.2 mmHg.
Ekspertët zbuluan se çaji jeshil është më i mirë në këtë rast, ndërsa i dyti ishte çaji i zi.

Hani boronica
Një studim i vitit 2015 nga hulumtuesit shkencorë në Universitetin Shtetëror të Floridës zbuloi se konsumimi i një kupe me boronica në ditë mund të ulë tensionin e gjakut dhe tendos arteriet. Gjatë studimit,
gati 50 gra që vuanin nga fazat e para të hipertensionit u këshilluan të merrnin 22 gramë pluhur nga boronicat e thata (gati njësoj me 1 kupë boronica të freskëta), ndërsa pjesa tjetër morën pluhur të zakonshëm.

Ato që konsumuan pluhur boronice pësuan një rënie mesatare me 7 mmHg në tensionin e gjakut sistolik.

Boronicat janë të pasur në fitoushqyesë, substanca bimore që mendohet se na mbrojnë nga disa sëmundje.

Shtoni kos në dietë
Kosi është i pasur në probiotikë, që ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të niveleve të tensionit të gjakut.

Ata mund të ulin tensionin e gjakut duke përmirësuar kolesterolin dhe ulur sheqerin në gjak.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button