🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 96.11 ▼14.91%
ARI 4,848 ▲3.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $71,974 ▲ +4.36% ETH $2,246 ▲ +6.34% XRP $1.3785 ▲ +4.27% SOL $85.6100 ▲ +6.97%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 96.11 ▼14.91 % ARI 4,848 ▲3.48 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 96.11 ▼14.91 % ARI 4,848 ▲3.48 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
08 Apr 2026
Breaking
Politika

Këshilli Bashkiak i Tiranës krijon bordin rinor këshillimor

bashkia-31-525x350Këshilli Bashkiak i Tiranës dhe Shtëpia e të Drejtave të Njeriut / CRCA Shqipëri, në bashkëpunim me Lidershipin e të Rinjve të Tiranës, organizuan sot ceremoninë e nënshkrimit të aktit të themelimit të Bordit Rinor Këshillimor pranë Këshillit Bashkiak Tiranë.

Ky akt u nënshkrua nga 33 organizata rinore, anëtare të rrjetit rinor ‘Lidershipi i të Rinjve të Tiranës’, të cilat do të jenë gjithashtu pjesë e këtij bordi.

Bordi Rinor Këshillimor do të funksionojë si një strukturë këshilluese nga të rinjtë për të rinjtë pranë Këshillit Bashkiak Tiranë dhe do të ketë për qëllim rritjen e përfaqësimit të të rinjve të Tiranës në nivel lokal në të gjitha fazat e vendimmarrjes e hartimit të politikave për të rinjtë.

Kryetari i Këshillit Bashkiak Tiranë, Aldrin Dalipi, në fjalën e tij e vuri theksin tek rëndësia e pjesmarrjes së të rinjve në hartimin e politikave për të rinjtë në nivel lokal, pasi vetëm kështu zëri i komunitetit mund të dëgjohet. Ai propozoi që Borde të tilla rinore të shtrihen në të gjithë vendin.

Ndërsa, Altin Hazizaj, drejtor i HRH/CRCA Shqipëri, u përqëndrua në rëndësinë e ngritjes së Bordit Rinor Këshillimor si një mekanizëm e model pozitiv, i cili i jep shtysë pjesmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje.

Përfaqësuesja e Rrjetit Rinor “Lidershipi i të Rinjve të Tiranës”, Aspasjana Kërxhalli, në fjalën e saj theksoi mënyrat sesi interesat e të rinjve mund të adresohen në qeverisjen lokale dhe u shpreh se Bordi Rinor Këshillimor duhet të jetë pjesë e këshillimit të vazhdueshëm për çështje të ndryshme që prekin të rinjtë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.