Kronika
Këshilli Drejtues i RTSH-së, komisioni përjashton katër kandidatë
Komisioni parlamentar i Medias vijoi sot me selektimin e kandidaturave për postet e Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar. Me propozimin e deputetëve të mazhorancës, komisioni vendosi përjashtimin e kandidatëve: Ilir Nikolla, Anilda Sefgjini, Shefqet Bruka dhe Entela Kasi.
Ky vendim i sotëm do t’i bëhet i ditur përfaqësuesve të opozitës në komisionin e Medias, me qëllim që të ushtrojnë sipas radhës këtë të drejtë.