☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 91.04 ▲3.3%
ARI 4,398 ▼0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,466 ▲ +3.37% ETH $2,142 ▲ +4.86% XRP $1.4139 ▲ +2.67% SOL $90.3000 ▲ +4.94%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.04 ▲3.3 % ARI 4,398 ▼0.21 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.04 ▲3.3 % ARI 4,398 ▼0.21 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Politika

Këshilli Ekonomik, Rama: Reforma në drejtësi ndihmon në klimën e biznesit

Mbledhjen e kësaj të mërkure të Këshillit Ekonomik Kombëtar, kryeministri Edi Rama e ka shfrytëzuar për të promovuar gjithçka të mirë të bërë nga bota e sipërmarrjes deri më tani në këto 32 muaj qeverisjeje të së majtës, për të analizuar kërkesat e tyre mbi paketën fiskale apo edhe reduktimin e burokracive, por edhe për të shprehur faktin që klima e biznesit në drejtësi do të përmirësohet edhe më shumë pasi të miratohet reforma në drejtësi.

Rama ka lavdëruar punën e kryer nga investitorë të shumtë, vepra e të cilëve do të mbetet në të gjitha qytetet ku ata kanë vendosur të investojnë, sikurse ka lavdëruar edhe punën e Bankës së Shqipërisë për ndryshimin e strukturës ekonomike të vendit, që ka qenë edhe një prej qëllimeve të qeverisë. Modeli i ri ekonomik, siç ka theksuar Rama kërkon zbatimin e disa reformave themelore si ato të energjisë, administrativo-territorialja, e pensioneve, por mbi të gjitha ka nevojë për miratimin e reformës në drejtësi, siç e ka përcaktuar edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Rama ka pranuar se klima e biznesit në Shqipëri ka vend për përmirësime të mëtejshme, ndaj dhe për këtë arsye ka theksuar edhe disa prej synimeve, si reduktimi në maksimum i burokracive për të thjeshtuar rrugën e investitorëve, sikurse edhe reduktimin e barrierave jotarifore për biznesin. Kryeministri i vendit njoftoi gjithashtu se qeveria po punon edhe për ngritjen e një institucioni, që do të funksionojë si avokat i biznesit. Por, Rama nuk ka harruar të thotë se, është e lehtë të kritikohet qeveria si penguese e biznesit, sepse kjo është qeveria më probiznes, siç theksoi ai, teksa ka kujtuar se kur erdhi në pushtet, shumë prej të pranishmëve i gjeti “në gropë, ose të lidhur pas pemës”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.