PolitikaPresidenciale

Këshilli i Emërimeve, Nishani pret krerët e grupeve parlamentare

Një ditë pasi mori mendimin e ekspertëve, Presidenti Bujar Nishani ka pritur në takim krerët e grupeve parlamentare për të diskutuar me ta mbi procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Në takim morën pjesë kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama si dhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

Në njoftimin e shpërndarë nga Presidenca thuhet se në takim, Presidenti Nishani vuri në dukje “rëndësinë e zbatimit rigoroz të Kushtetutës dhe afateve ligjore dhe domosdoshmërinë e zhvillimit të një procesi përzgjedhjeje me short të anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi sa më të mirë të mundshëm”.

Kushtetuta e re hyn në fuqi më datë 11 gusht dhe Presidenti ka pesë ditë kohë, pra deri më datë 16 gusht që të organizojë përzgjedhjen me short të anëtarëve të Këshilli të Emërimeve.

Por, disa ditë më parë, Presidenti vuri në dukje vakuumin ligjor për këtë proces pasi nuk ka kaluar ligji përkatës i reformës në drejtësi. Lidhur me këtë, ai tha se kishte njoftuar Kuvendin dhe Top Channel mësoi përgjigjen e këtij të fundit, që i sugjeron Presidentit të mos e ushtrojë formalisht kompetencën e tij vetëm sa për të respektuar një afat kushtetues.

Kuvendi thotë se zgjidhja më e drejtë do të ishte që Presidenti ta ushtrojë kompetencën e tij në mënyrë substanciale, që do të thotë se ai duhet të presë miratimin e ligjit përkatës, ku detajohen kriteret për të cilat flet Kushtetuta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button