Komisioni i Ligjeve dhe Këshilli i Legjislacionit në Parlamentin shqiptar, kanë zhvilluar mbledhjen e tyre të rradhës për ndryshimet në Kushtetutë të kërkuara nga opozita. Demokratët kanë hedhur akuza konkrete lidhur me zgjedhjen e kryeprokurores Arta Marku. Sipas tyre kryeprokurorja Marku është zgjedhur pa kaluar vettingun dhe se nuk janë respektuar standartet e Bashkimit Europian. Në mbledhjen e tyre të përbashkët komisionet kanë përcaktuar detyrat për ekspertët, raportet e të cilëve do të dëgjohen në javët në vijim.
Këshilli i Legjislacionit, PD: Prokurorja Marku u zgjodh pa kaluar vetingun



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.