Bota

Këshilli i Sigurimit miraton rezolutën mbi luftëtarët e huaj të ISIS-it

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, në një takim të kryesuar nga Presidenti Barack Obama, miratoi njëzëri një rezolutë për të marrë masa të forta ndaj luftëtarëve të huaj që i bashkohen miltantëve të organizatave, si grupi Shteti Islamik.

okb

Këshilli votoi të mërkurën për t’i detyruar vendet e ndryshme ta cilësojnë krim për qytetarët e tyre udhëtimin jashtë shtetit, për të luftuar krahas me militantët, ose për të rekrutuar njerëz të tjerë për ta bërë këtë.

Zoti Obama është i vetmi president amerikan që kryeson një takim të Këshillit të Sigurimit. Ai e bëri një gjë të tillë edhe në vitin 2009.

Presidenti e hapi sesionin e Këshillit të Sigurimit, duke shprehur solidaritet me Francën, pasi një shtetas francez u rrëmbye dhe ju pre koka nga xhihadistët në Algjeri, me lidhje me grupin “Shteti Islamik”.

Zoti Obama tha se mbi 15 mijë luftëtarë të huaj nga mbi 80 vende të botës kanë shkuar në Siri gjatë viteve të fundit dhe se këta terroristë  i “përkeqësojnë më tej konfliktet” dhe përbëjnë kërcënim të menjëhershëm për vendet e tjera.

Por ai paralajmëroi se “vetëm rezolutat nuk do të jenë të mjaftueshme” për të mundur Shtetin Islamik dhe grupe të tjera xhihadiste:

“Retorika e lartë dhe qëllimet e mira nuk do të mund të ndalin as edhe një sulm terrorist të vetëm. Fjalët e thëna sot këtu duhet të kthehen në veprime; në vepra, në aksione konkrete, brenda vetë vendeve dhe në mes tyre, jo vetëm në ditët e ardhshme, por edhe në vitet që do të vijnë.”– tha Presidenti Obama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button