Kosova

Këta janë kandidatët për postin e Kryeprokurorit të Shtetit

Që prej nëntë ditësh ka mbaruar afati i aplikacioneve për kandidatët, që do të konkurrojnë për kryeprokuror të shtetit dhe tashmë kalohet në fazën e dytë në themelimin e Komisionit për shqyrtim preliminar dhe në themelimin e Komisionit për konsiderim për pozitën e kryeprokurorit të shtetit.

k-euml-ta-jan-euml-kandidat-euml-t-p-euml-r-postin-e-kryeprokurorit-t-euml-shtetit_hdGazeta ‘Kosova Sot’ njofton se komisionet në fjalë do të procedojnë gjatë muajit janar të vitit 2015, ndërkohë që për postin e kryeprokurorit të shtetit, kanë aplikuar shtatë kandidatë.

Kryeprokurori i Apelit, Aleksandër Lumezi, Prokurorja e Shtetit, Laura Pula, Kreu i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Shyqri Syla, Kreu i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agron Galani, Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Prizrenit Metush Biraj, Prokurori i Prokurorisë Themelore të Gjakovës Agron Matjani dhe Kryeprokurori i Prokurorisë së Prishtinës Agron Matjani.

Ky i fundit ka qenë edhe me masa disiplinore por është pranuar kanditatura e tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button