☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 100.96 ▲1.32%
ARI 4,545 ▲0.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,456 ▲ +1.17% ETH $2,049 ▲ +2.32% XRP $1.3547 ▲ +1.83% SOL $83.5500 ▲ +1.09%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 100.96 ▲1.32 % ARI 4,545 ▲0.45 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 100.96 ▲1.32 % ARI 4,545 ▲0.45 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Zgjedhjet lokale 2015

Keti Bazhdari prezanton programin për Shkodrën

Pas disa takimesh intensive me grupet e interesit në sektorë të ndryshëm, kandidatja e majtë për Bashkinë Shkodër, Keti Bazhdari ka prezantuar programin e saj për zhvillimin e këtij institucioni, në një event ku i pranishëm ishte dhe zëvendëskryeministri Niko Peleshi.

Në shpalosjen e programit, Bazhdari u shpreh se në themel të tij do jetë transparenca, zhvillimi ekonomik i Shkodrës me nisma konkrete, duke ofruar për rininë deri në moshën 25-vjeçare hapësira publike falas dhe taksë zero për vitet e para të hapjes së biznesit.

Duke folur për projekte konkrete, Bazhdari e vuri theksin në zhvillimin e zonave turistike si Velipoja, Shiroka, Zogaj, etj, duke premtuar ndërtimin e një superstrade Shkodër-Velipojë, një rrjeti i muzeumeve, rikualifikimi i hyrjes së Shkodrës dhe zonave historike, rikonstruksioni i rrugës së Dukagjinit për në Theth, ku sipas saj do të ngrihet një pistë për ski, krijimi i kampingjeve pranë liqenit të Shkodrës, si dhe ndërtimi i disa shesheve në qendrat kryesore të qytetit, përmes një projketi prej disa milionë euro në partneritet me qeverinë.

Ndërsa në lidhje me fermerët, Bazhdari u shpreh se do të krijohet një pikë grumbullimi frigoriferike dhe do të ketë politika konkrete favorizuese për bujqësisnë dhe blegtorinë.

Një pikë me mjaft interes që prezantoi kandidatja e majtë ishte projekti kundër gjakmarrjes, me premtimin se brenda dy viteve nuk do ketë asnjë fëmijë të ngujuar dhe se do të rritet akoma më shumë siguria në lagje e shkolla, duke vendosur kamera sigurie dhe sistem të integruar monitorimi.

Për sa i përket transportit, Bazhdari premtoi se do të ndërtohet terminali i ri i autobusëve i quajtur Terminali i Veriut, do të sistemohen parkingjet, do të ndërtohen mbi 75 km pistë çiklistike, do të ketë një mbeshtetje të veçantë për të gjitha sportet dhe Bashkia e Shkodrës do të shpallet “bashki eko”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.