☁️
Tiranë 14°C · Vranët 20 March 2026
S&P 500 6,548 ▼0.89%
DOW 45,756 ▼0.58%
NASDAQ 21,813 ▼1.26%
NAFTA 96.78 ▲1.29%
ARI 4,576 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $69,656 ▼ -0.16% ETH $2,126 ▼ -0.22% XRP $1.4330 ▼ -0.82% SOL $88.8300 ▲ +0.4%
S&P 500 6,548 ▼0.89 % DOW 45,756 ▼0.58 % NASDAQ 21,813 ▼1.26 % NAFTA 96.78 ▲1.29 % ARI 4,576 ▼0.64 % S&P 500 6,548 ▼0.89 % DOW 45,756 ▼0.58 % NASDAQ 21,813 ▼1.26 % NAFTA 96.78 ▲1.29 % ARI 4,576 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Rajoni

Këto janë kushtet e Serbisë për ta njohur Kosovën shtet

Serbia mund ta njohë Kosovën shtet, duke vënë disa kushte siç janë shpërbërja e bazës “Bondstil” dhe ndryshimi i monedhës nga euro në dinar.

Këto janë disa nga propozimet që janë dëgjuar në debatin e Institutin për Politikë dhe Ekonomi Ndërkombëtare në Beograd.

Udhëheqësi i këtij instituti, Vladimir Trapara, beson se shqiptarët duhet të ofrojnë njohjen formale të pavarësisë, por nën kushte të caktuara, për të siguruar që Serbia të kthejë një pjesë të mirë të kontrollit de facto mbi krahinat e saj jugore, raportojnë mediet serbe, transmeton Indeksonline.

Ai vë në dukje se Shtetet e Bashkuara më shumë se një shekull nuk kanë zgjeruar territorin e tyre kombëtar, por e kanë përhapur kontrollin e saj aktual mbi një pjesë të madhe të botës, kështu edhe Serbia do të kishte një kontroll mbi Kosovën, ishin këto komentet që u bënë në një miting të organizuar në kuadër të dialogut të brendshëm në Kosovë.

Serbia dhe Kosova duhet të nënshkruajnë një marrëveshje ndërkombëtare që përmban të gjitha detajet e marrëveshjes me Prishtinën për njohjen reciproke zyrtare.
Kjo do të ishte një marrëveshje, e quajtur “Marrëveshja për miqësi, bashkëpunimin dhe ndihmën reciproke”.

Në këtë tryezë u tha se Serbia duhet t’i dorëzojë shtatë kushtet e saj në tavolinë Prishtinës zyrtare në shkëmbim për njohjen formale të Kosovës, duke përfshirë edhe propozimin për të mbajtur emrin e Kosovës dhe Metohisë.

Ndër kushtet që ka paraqitur Vladimir Trapara në Institutin për Politikë dhe Ekonomi Ndërkombëtare në Beograd, është edhe ndalimi i bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, shpërndarja e bazës amerikane Bondsteel, dhe në vend të vendoset një bazë ushtarake e ushtrisë serbe, dhe se Serbia dhe Kosova zotohen për të formuar një bashkim ekonomik me një monedhë të përbashkët.

Megjithatë, në këtë dialog çështja kyçe është se “Kosova e kujt është” ose “Çfarë po ndodh në Kosovë, ndërsa këto debate janë në Serbi”.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.