Kosova

KFOR-i, i gatshëm të mbështesë paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon

Kryeministri-Thaçi-takoi-komandantin-e-Forcave-të-Përbashkëta-të-NATO-s-në-Napoli-admiralin-Mark-Ferguson-III-2-518x350Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot në takim komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, admiralin Mark Ferguson III, i cili nis misionin e ri në këtë post.
Në takim, ku u diskutua për situatën e përgjithshme në Kosovë, mori pjesë edhe admirali Bruce Clingan, i cili përfundon misionin, si dhe komandanti i KFOR-it, gjenerali Salvatore Farina.
Admirali Mark Ferguson III theksoi gjatë takimit se KFOR-i çdo herë do të jetë i gatshëm të mbështesë paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon. Ai u shpreh i kënaqur me përparimet që po shënon FSK-ja dhe u zotua se do të vazhdojnë të përkrahin zhvillimin e saj edhe në të ardhmen.

-Kryeministri Thaçi takoi komandantin e Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, admiralin Mark Ferguson III-  (1)
Kryeministri Thaçi tha se “aspiratat e institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës janë aspirata euroatlantike, prandaj duhet të punojmë bashkërisht”.
Duke shprehur konsideratën më të lartë për admiralin Bruce Clingan dhe për punën e tij në shërbim të forcimit të paqes dhe të stabilitetit rajonal, kryeministri Thaçi theksoi se ekspertët ushtarakë të NATO-s janë më meritorët për ngritjen dhe profesionalizimin e Forcës së Sigurisë të Kosovës, në përputhje me standardet e NATO-s

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button