☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 111.74 ▼0.6%
ARI 4,726 ▲0.89%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $69,402 ▼ -0.56% ETH $2,117 ▼ -1.37% XRP $1.3177 ▼ -1.73% SOL $81.8500 ▼ -0.26%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 111.74 ▼0.6 % ARI 4,726 ▲0.89 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 111.74 ▼0.6 % ARI 4,726 ▲0.89 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Bota

Kim Dotcom mund të ekstradohet në SHBA

Një gjykatë në Zelandën e Re vendosi të hënën që sipërmarrësi i internetit Kim Dotcom mund të ekstradohet në SHBA, për tu përballur atje me akuzat lidhur me uebsajtin e tij Megaupload, që u mbyll në vitin 2012 pas një operacioni të urdhëruar nga FBI-ja.

Gjykata e Lartë e Oklandit miratoi vendimin e një gjykate më të ulët në vitin 2015 mbi 13 akuza, përfshirë edhe atë të konspiracionit për ryshfet, shkelje të të drejtës së autorësisë, larje parash dhe mashtrim, edhe pse e cilësoi vendimin me defekte në disa pika.

Autoritetet amerikane thonë se Dotcom dhe tre bashkëpunëtorë të tij në Megaupload, i kanë shkaktuar studiove të filmave dhe kompanive të regjistrimit më shumë se 500 milionë dollarë dëme dhe kanë gjeneruar më shumë se 175 milionë dollarë, duke inkurajuar përdoruesit e internetit me pagesë të mbledhin dhe ndajnë materiale që ruhen nga e drejta e autorit.

Avokati i Dotcom tha se vendimi do të apelohej në Gjykatën e Apelit të Zelandës së Re. Dotcom, i lindur në Gjermani dhe me banim në Zelandën e Re, u bë i njohur për stilin luksoz të jetesës si edhe për aftësitë e tij kompjuterike.

Ai postonte foto të tij me makina me targa të rralla si “God” (Zot) apo “Guilty” (fajtor), duke qëlluar me armë apo duke fluturuar përreth botës me avionin e tij privat.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.