Kim kërkon nga ushtria që të përgatitet për luftë
Në fjalimin “historik” para Komisionit Qendror Ushtarak, Kim Jong-un ka kërkuar nga Komanda e Ushtrisë Popullore Koreane për tu “përgatitur për të reaguar në çdo lloj lufte të provokuar nga armiku”.
Sipas medieve shtetërore të Koresë së Veriut, takimi I Komisionit është mbajtur pas mbajtjes së stërvitjeve, javën e kaluar – të mbajtura nën vëzhgimin e Kim, transmeton Telegrafi.
Stërvitjet, në të cilat morën pjesë njësi artilerike, janë mbajtur në ishujt Mu dhe Jangjae, “një pikë e nxehtë” kjo në afërsi të kufirit me Korenë Jugore.
Me këtë rast, Kim Jong-un u ka bërë thirrje ushtrisë që të rrisin stërvitjet e tyre në përgatitje ndaj një sulmi anti-amerikan, në mënyrë që shumë shpejt të shkatërrohet “armiku”, nëse e sulmon Korenë Veriore.