☁️
Tiranë 10°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 94.95 ▲0.5%
ARI 4,451 ▲1.71%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $68,586 ▼ -2.15% ETH $2,064 ▼ -2.76% XRP $1.3580 ▼ -1.99% SOL $85.7800 ▼ -3.79%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 94.95 ▲0.5 % ARI 4,451 ▲1.71 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 94.95 ▲0.5 % ARI 4,451 ▲1.71 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Kosova

Kim Mehmeti: Nuk mjafton të flasësh shqip që të jesh shqiptar

kim-mehmeti-nuk-mjafton-t-euml-flas-euml-sh-shqip-q-euml-t-euml-jesh-shqiptar_hdPublicisti kim Mehmeti, në një takim publik të organizuar në Pejë, ka trajtuar temën me titull “Të mendojmë shqip”, me të cilën ka shtjelluar gjendjen e shqiptarëve të Maqedonisë si dhe reagimin e dy shteteve shqiptare përballë kësaj gjendjeje.

“Për të qenë shqiptar nuk mjafton të flasësh shqip”, ka thënë Mehmeti gjatë paraqitjes së tij. “Shqip mund të flas edhe një serb, edhe një anglez edhe një tjetër… por, nuk është ai shqiptar. Duhet të dish të mendosh shqip”.

Sipas tij, duhet të veprojmë mbarëkombëtarisht, “e jo të bëhemi sehirxhinj”.

Zgjidhjen e çështjes shqiptare në Maqedoni thotë se e sheh në konsolidimin sa më të shpejtë të Kosovës dhe Shqipërisë karshi ngjarjeve në Maqedoni. Sipas tij, pala maqedonase e di mirë se me këtë Kosovë dhe me këtë Shqipëri në të cilën deputetët në Parlament ia ofendojnë gruan njëri-tjetrit, nuk kanë pse të lodhen për shqiptarët e Maqedonisë.

“Pala maqedonase këtë çështje e shfrytëzon si epërsi të sajën për të ndërtuar sheshe artificiale e për tu munduar që të ndryshojë realitetin bashkë me faktet”, thotë ai.

Kim Mehmeti në këtë takim publik në Pejë ka konstatuar se për shqiptarët e Maqedonisë më me rëndësi është konsolidimi i Kosovës dhe Shqipërisë drejt kësaj çështjeje, sesa konsolidimi i shqiptarëve të Maqedonisë.

“Kur i kemi dy vëllezër të mëdhenj të fortë, ne si shqiptarë të Maqedonisë, shteti maqedon do të matet tre herë a do të ndërtojë Kishë në Kala apo jo”, ka thënë Mehmeti.

Duke komentuar më tej protestat e Shkupit, ai ka hedhur akuza tek politika shqiptare atje.

“Protestat e Shkupit organizohen shumë lehtë. Kushdo që organizon protestë, 400 protestues i ka të sigurt: 200 prej tyre i sjellë BDI-ja e 200 vet policia’”, është shprehur Mehmeti.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.