Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 94.45 ▼1.13%
ARI 4,997 ▼0.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $74,177 ▲ +0.3% ETH $2,328 ▲ +0.53% XRP $1.5218 ▲ +0.79% SOL $94.2000 ▲ +0.26%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 94.45 ▼1.13 % ARI 4,997 ▼0.23 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 94.45 ▼1.13 % ARI 4,997 ▼0.23 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Kosova

Kirby: Serbia ka respekt të lartë për KFOR-in

Komandanti i KFOR-it, gjeneral-major Francesco Paolo Figliuolo, sot prit në një takim në Prishtinë, ambasadorin amerikan në Serbi, Michael D. Kirby.

kirby-serbia-ka-respekt-t-euml-lart-euml-p-euml-r-kfor-in_hdGjatë vizitës së tij në Shtabin e KFOR-it, ambasadori Kirby diskutoi me Gjeneralin Figliuolo rreth zhvillimeve më të fundit të sigurisë dhe gjendjen socio-ekonomike në Kosovë. Ambasadori amerikan theksoi rolin vendimtar të KFOR-it për një mjedis të sigurt në Kosovë, në të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Ai gjithashtu përmendi respektin e lartë që autoritetet serbe kanë për KFOR-in, duke e konsideruar atë të jetë element kryesor stabiliteti në Kosovë dhe në Ballkan. Në takimin i cili u mbajt në Shtabin qendror të KFOR-it në Prishtinë, mori pjesë edhe ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Tracey Ann Jacobson.

Ata gjithashtu biseduan për progresin pozitiv të arritur gjatë bashkëpunimit ndërmjet KFOR-it dhe akterëve të tjerë rajonal të sigurisë.

Komandanti i KFOR-it e shfrytëzoi rastin për të shprehur mirënjohjen e tij për kontributin dhe mbështetjen e SHBA-ve, duke theksuar profesionalizmin dhe angazhimin e anëtarëve të shërbimit të SHBA-së që nga viti 1999 si pjesë e misionit të KFOR-it.

Përndryshe, aktualisht kontingjenti amerikan në Kosovë përbëhet nga rreth 700 ushtarë, duke pasur epërsinë e Grupit shumëkombësh të luftarak-Lindje, me bazë në Kampin “Bondsteel”, dhe trupa të tjera amerikane që janë pjesë e Stafit të Shtabit qendror të KFOR-it në kampin “Film City”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.