Ekonomia

KKT miraton 3 planet e përgjithshme kombëtare, Gjermeni: I hapim rrugë investimeve të huaja

Këshilli Kombëtar i Territorit në mbledhjen e së martës që u zhvillua në Tiranë, prezantoi dhe miratoi tre plane të përgjithshme kombëtare.

Ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni, duke marrë fjalën në këtë takim u shpreh se, miratimi i tre planeve vjen në përfundim të proçesit të konsultimeve me secilën ministri, pjesë e Komitetit Ndërministror për Hartimin e Planit të Përgjithshëm Kombëtar.

“Eshtë bërë një punë e madhe gjatë këtyre 2 viteve, vijoi ajo, duke nënvizuar faktin se, miratimi i planeve kombëtare i hapin rrugë investimeve të huaja dhe i japin fund informalitetit.

“Ky proces mund të konsiderohet historik. Planet kombëtare parashtrojnë në vetëvete dokumentat e planifikimit strategjik për të ardhmen dhe zhvillimin e vendit”, tha Gjermeni. Ato vendosin rregulla për investimet dhe garantojnë siguri për investimet e huaja, u shpreh ajo.

“Them se planet kombëtare do të paraprijnë zhvillimin ekonomik dhe social të vendit për 15 vitet e ardhshme, për një vend konkurrues, një destinacion turistik dhe ekonomik, që aspiron Shqipëria”, deklaroi Gjermeni.

Ndërsa Zëvendëskryeministri Niko Peleshi, tha se miratimi i planeve kombëtare është me rëndësi në vizionin e qeverisë për të parashtruar projekte dhe fonde në dobi të zhvillimit të vendit

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button